E Diel, 1 Nëntor 2026

Mungon energjia elektrike kaos ne zyrat e gjendjes civile ne Vlore

Mungesa e energjisë elektrike ka shkaktuar kaos në zyrat e gjendjes civile të qytetit të vlorës. Duke qenë fillim jave numri i qytetarëve që kërkonin të pajiseshin me certifikata ka qenë mjaft i madh por askush prej tyre nuk ka mbaruarar punë.

Gjatë gjithë paradites energjia është ndërprerë me intervale të gjata kohore , ndërsa koha kur ka patur drita nuk ka mjaftuar as për të vënë në punë pajisjet kompjuterike.

Një pjesë e qytetarëve pranojnë të paguajnë një çmim më të lartë për çertifikatatat duke kërkuar nga bashkia vendosjen e një gjeneratori i cili do t’i jepte zgjidhje problemit të tyre.

Edhe në pikat e aplikimit dhe marrjes së kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike ka qenë e njëjta situtatë për shkak të mungesës së energjisë elektrike e cila është ndërprerë pa asnjë njoftim paraprak.

Kompania CEZ përvec qytetarëve vazhdon të krijojë probleme me mungesën e gjatë të energjisë edhe në institucionet shëndetësore të qytetit të Vlorës.

Festim Llanaj    

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›