Hajdutët mes mjeteve të sekuestruara
POGRADEC - Tre persona ende të paidentifikuar nga uniformat blu, kanë tentuar të vjedhin motorin e një mjeti të bllokuar nga policia dhe të parkuar në Stacionin e Policisë Kufitare dhe Zjarrfikësve në Pogradec. Në këtë mjedis parkohen dhe ruhen automjetet e bllokuara nga Policia e Qarkullimit Rrugor dhe Prokuroria. Nga një largësi prej 200–300 metra ata u panë nga roja e Policisë Kufitare në momentin kur pasi e kishin çmontuar motorin e makinës tip “Ëolksvagen Pasat” me targë LB 0987 A, po e ngarkonin në një karrocë dore për ta larguar nga stacioni. Roja nuk ka mundur t’i identifikojë, por ka dhënë alarmin dhe disa punonjës policie kanë shkuar në vendin e ngjarjes. Vjedhësit u larguan me vrap, duke lënë karrocën me gjithë motor në mes të rrugës. j.gj