E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tre persona në plagosjen e kosovarëve

 

KUKES – Policia e Kukësit zbulon tre persona të përfshirë në plagosjen e 28-vjeçares kosovare mëngjesin e së martës. Pas ndalimit të njërit prej tyre, vetëm 15 vjeç, është zbardhur prania e dy bashkëpunëtorëve si dhe u bllokua arma e ngjarjes. Pas një periudhe ngurrimi mësohet se K.S. ka nisur të flasë përpara hetuesve. Policia ka ushtruar kontroll në banesën e personit të dytë, duke bllokuar aty automatikun me të cilin u qëllua mbi makinën e familjes nga Prishtina. E plagosura e kësaj ngjarjeje, Makfine Berisha ndodhet jashtë rreziku për jetën në spitalin e Kukësit. Mësohet se gruaja e ka identifikuar 15-vjeçarin mes grupit të të shoqëruarve nga policia. Sipas policisë, në makinën e ngjarjes, e drejtuar nga vëllai i të plagosurës kishte 2 plumba. Pas këqyrjes së saj mjeti i është rikthyer pronarit.                    j.h

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›