Tirana një kazino 10 milion usa

05/02/2005 Të gjitha rregullat për t’u bërë pronar i një kazinoje
Të apasionuarit pas lojërave të fatit, apo ata që besojnë se mund të fitosh dhe pa patur biznes, tashmë do të kenë një vend ku të provojnë fatin e tyre. Një kazino ku të mblidhen brenda të gjitha llojet e lojërave të fatit, që i gjen rëndom nëpër kryeqytet, do të kërkojë konkurrencën e shumë subjekteve, të cilat përpara se të shpallen fitues, duhet të paguajnë një thes me para. Nuk do të jetë e lehtë të quhesh pronar i një kazinoje. Përveç procedurave burokratike dhe një dosje me dokumente që duhet të dorëzohen në Ministrinë e Financave, do të jetë e nevojshme që të bëhet dhe një pagesë prej 10 miliard lekëshë ose 10 milionë dollarësh. Kaq vlen një liçensë kazioneje. Por pagesat nuk mbarojnë këtu. Pronari ose ortakët e kazinosë do t’ju duhet të ngrijnë në banka dhe 300 milionë lekë të tjera ose 3 milionë dollarë, të cilat do të përdoren si garanci pagese për fituesin. Më pas, fituesi do të ketë të drejtë të ndërtojë kazinonë, por që do të jetë gjithë kohën e kontrolluar dhe e monitoruar nga tatimorët. Kështu, për t’u bërë pronar i një kazinoje, është e nevojshme që të jesh shoqëri tregtare, ndërkohë që ligji nuk ndalon shtetasit e huaj të investojnë kapitalet e tyre në një kazino. Duket se ajo që ka më tepër rëndësi në dhënin e lejes, është vërtetimi i burimeve të parave, nisur dhe nga fakti se vetëm për të hapur një kazino duhen 15 milionë dollarë. Konkurrentët duhet të sqarojnë në zyrat e Ministrisë së Financave dhe marrëdhëniet që kanë me tatimorët si dhe në se ndonjë nga ortakët e shoqërisë ka patur në kurikulumin e tij dënime penale për krime ekonomike. Të gjitha këto kritere, bashkë me subjektet e interesuar për të patur një liçensë kazinoje, do të kenë mundësi t’i tregojnë brenda këtij muaji në tenderin e hapur që ka shpallur Ministria e Financave. “Ministria e Financave e Republikës së Shqipërisë shpall për të marrë pjesë në fazën parakualifikuese për përzgjedhje organizatori në kazino në zonën e Tiranës, qyteti Tiranë, në një pikë”, ka bërë të ditur Ministria e Financës.
Personat e interesuar për të hapur një kazino në kryeqytet, duhet të dorëzojnë dokumentet e tyre deri më 17 shkurt 2005, dhe pas kësaj date dokumentet nuk do të pranohen. Dokumentet duhet të dorëzohen në Komisionin e Vlerësimit të Ofertave pranë Ministrisë së Financave me anë të postës ose dorazi, pranë zyrës së Protokollit të kësaj ministrie.
Ofertat do të hapen më 17 shkurt dhe Ministria e Financës do të bëjë të njohur datën e shpalljes së fituesve të fazës së parë në një nga gazetat tona kombëtare, në gazetën globale ekonomike “Financial Times”, si dhe në faqen e internetit të Ministrisë së Financave. Pas kësaj, subjektet e seleksionuara do të kalojnë në fazën e dytë, që është dhe momenti përfundimtar ku zgjidhet fituesi. Por të zhvillosh një aktivitet kazinoje nuk është një gjë e thjeshtë. Pronarët duhet t’i përmbahen rigorozisht rregullave, për të bërë të mundur zhvillimin normal të aktivitetit për 15 vjet. Në të kundërt, Ministria e Financave ka të drejtë të revokojë liçensën. Ligji parashikon dhe rastet se kur mund të revokohet liçensa. Kështu, në rast se vërtetohet se në kazino kryhet mashtrimi publik me lojërat e fatit që janë në dispozicion, apo bëhet pastrim parash si dhe cënohet rendi nëpërmjet kriminalitetit, ministri i Financës revokon menjëherë liçensën. Gjithashtu, në rast se subjekti fitues gjatë kohës së zhvillimit të aktivitetit, nuk paguan në rregull detyrimet fiskale, ministri i Financës ka të drejtë të bllokojë aktivitetin deri sa të bëhet pagesa.
Kriteret për subjektet
Dorëzimi i dokumentacionit sipas rregullave
Faza parakualifikuese
Faza kualifikuese, përzgjedhja e fituesit
Dokumentet origjinale të noterizuara, që tregojnë objektin e veprimtaisë
Dokumentet që vërtetojnë që nuk janë shoqëri në falimentim
Dokumentet që vërtetojnë se nuk kanë detyrime të pashlyera fiskale
Dokumente që vërtetojnë burimin e parave që kanë investuar
Kriteret për marrjen e liçensës
Pagesë e licenses, 10 milionë dollarë
Garantimi i fituesve duke ngrirë në bankë 3 milionë dollarë
Objekti i veprimtarisë së shoqërisë duhet të jetë vetëm veprimtaria e kazinosë dhe e lojërave të fatit
Duhet të deklarohen themeluesit e shoqërisë, ortakët,
drejtuesit dhe ortakët nuk duhet të jenë dënuar penalisht për vepra penale të krimit ekonomik
Liçensa merret për 15 vjet
Ku do të hapen kazinotë
Privilegjin për të hapur kazino, nuk do ta ketë vetëm kryeqyteti ku jetojnë 700 mijë banorë. I gjithë bregdeti ku është përqendruar dhe zona turistike më e rëndësishme e vendit, do të ketë kazino. Do të jenë katër kazino në zonën bregdetare nga Saranda në Velipojë. Përqendrimi i madh i turizmit në këto zona, ka bërë që të mos merret për bazë numri i popullsisë apo madhësia e zonës turistike. Kështu dhe Velipoja do të ketë një kazino, ashtu sikurse Durrësi, Vlora dhe Saranda. Ndërkaq, në kryeqytet, do të japë vetëm një liçensë për kazino, duke e çuar në pesë numrin e kazinove që do të liçensohen në të gjithë vendin. Kështu prania e kazinove në pikat turistike, do të japë më shumë jetë zonave, ku gjatë verës, por dhe për fundjavë, pushojnë me qindra mijëra pushues.
Zona Bregdetare Turistike Vlorë 1
Zona Bregdetare Turistike Sarandë 1
Zona Bregdetare Turistike Durrës 1
Zona Bregdetare Turistike Velipojë 1
Kryeqyteti Tiranë 1
Ku ndryshojnë lojërat e fatit nga kazinotë
Aktualisht në të gjitha pikat pushuese kanë funksionuar të ashtuquajturat lojëra fati. Në fakt, tashmë ligji specifikon se cilat janë lojërat e fatit dhe ku është veçoria mes tyre dhe kazinove. Lojëra fati do të quhen sipas ligjit, të gjitha lojërat ku faktori fat është vendimtar. Në këtë prizëm, lojëra fati do të quhen të gjitha lojërat aritmetike, llotot, bingot apo lojërat e tjera elektronike. Një liçensë për lojëra fati mund të ketë një prej këtyre lojërave në përdorim. Rregullat për ndarjen e fitimit në lojërat e fatit janë të përcaktuara për çdo tip loje. Në të kundërt për kazinotë, ka një rregull specifik në ndarjen e fitimit mes organizatorit dhe pjesëmarrësve, që bëhet në momentin e pagimit të tatimeve dhe më pas gjithçka ndahet në 60 për qind për pjesëmarrësin dhe 40 për qind për organizatorin. Por brenda kazinove mund të gjesh të gjitha llojet e lojërave të fatit.
10 milionë dollarë liçensa
3 milionë dollarë garancia bankare
5 kaziono në gjithë vendin