Nga zero te Zara

05/02/2005 Bir i një punëtori hekurudhe, filloi të punojë në një fabrikë që në moshën 14-vjeçare. Sot është njeriu më i pasur në Spanjë dhe drejton grupin e tretë botëror të prodhimit të veshjeve. Portret i një “të padukshmi”, që nuk ka dhënë kurrë një intervistë dhe prej të cilit njihen vetëm dy fotografi. Që dashuron futbollin dhe urren kravatat
Një miku të tij, i cili dikur e pyeti se kjo dëshirë e habitshme për të mos u shfaqur, në një botë si ajo e modës, ku të gjithë bëjnë ekzaktësisht të kundërtën, ndoshta vinte për shkak se kishte frikë se mos hynte në shënjestër të kriminalitetit ose ETA-s, Ortega iu përgjigj, duke ngritur supet dhe me një gjysmë buzëqeshje: “Jo, puna është se dua të shkoj në bar dhe të marr një kafe, të lexoj një gazetë dhe të rri i qetë. Pa qenë shumë i njohur”
Si një njeri që të gjithë i kanë ngjitur nofkën “Peniques”, Qindarka, nuk mund të thuash se Amancio Ortega Gaona ia kalon edhe aq keq me jetën. Me një pasuri personale të vlerësuar nga revista Forbes 9.2 miliardë dollarë, ai është njeriu më i pasur në Spanjë, pa asnjë dyshim. Dhe me grupin e tij Inditex (4.6 miliardë euro të regjistruara dhe mbi 40 mijë punonjës), ai është sipërmarrësi më i rëndësishëm i Mbretërisë. Por kjo e Ortegës, që ka ndërtuar tamam nga asgjëja grupin e tretë tekstil në nivel botëror dhe që njihet mbi të gjitha për firmën Zara, nuk është thjesht një histori e jashtëzakonshme sipërmarrjeje. Eshtë mbi të gjitha, një mister i madh.
Sa për të filluar, Peniques është një galician që ka maninë të jetë i rezervuar. Prej tij njihen vetëm dy fotografi. Njëra është ajo që shihni në këtë faqe. Tjetra është një me përmasa pasaporte, e kryer në një aparat automatik rruge me pagesë, të cilën Ortega e bëri sepse i duhej patjetër për regjistrimin dhe operimin në bursë. Intervista, zero. Shfaqje në televizion, nën zero. Në ndërtesën numër 54, të Rua de Villar, në Santiago Compostella, ku ka qendrën Confederacion empresarios de Galicia, nuk ka shkelur kurrë. “As nuk është regjistruar”, pëshpërit një funksionar i shoqërisë industriale galiciane. Dhe, edhe për organizatat ku është i regjistruar, si CEOE (Konfindustria spanjolle) Ortega është një lloj fantazme: “nuk ka dhe nuk ka patur kurrë asnjë detyrë”, kujton një zëdhënës madrilen i organizatës.
Një miku të tij, i cili dikur e pyeti se kjo dëshirë e habitshme për të mos u shfaqur, në një botë si ajo e modës, ku të gjithë bëjnë ekzaktësisht të kundërtën, ndoshta vinte për shkak se kishte frikë se mos hynte në shënjestër të kriminalitetit ose ETA-s, Ortega iu përgjigj, duke ngritur supet dhe me një gjysmë buzëqeshje: “Jo, puna është se dua të shkoj në bar dhe të marr një kafe, të lexoj një gazetë dhe të rri i qetë. Pa qenë shumë i njohur”. Tamam.
Kohë më parë, u shfaq me një kostum, që anonte nga e zakonshmja dhe si gjithnjë, pa kravatë, në filialin e Xhaguarit, në La Korunja, ku prej 40 vjetësh e ka qendrën kompania e tij dhe ku jeton që kur ishte fëmijë. Vitrinës së shitjeve nuk i kushtoi as rëndësinë më të vogël. Nuk ia vlente të merrej me një gjë të tillë. Njeriu më i pasur i Spanjës nuk lëvizi as gishtin. Ktheu nga thembrat majat dhe mbajti Porshin ngjyrë të verdhë flori që nget prej vitesh. Megjithatë, anonimati ka edhe përfitimet e tij të padiskutueshme. Falë faktit që është Zoti askush, Ortega i lejon vetes të shkojë në stadium dhe të bëjë tifo si huligan i çmendur për Deporin e tij të dashur, siç e quajnë të apasionuarit pas futbollit Deportivo La Korunjën.
Ajo që ndoshta është vetëm një legjendë metropolitane, por shumë e besueshme duke patur parasysh personazhin, thotë se në 1998, Felipe di Borbone, princ i Asturisë shkoi për vizitë në zyrat qendrore të Inditex (që zënë një vend në periferi të La Korunjas aq sa 47 fusha futbolli të vëna në radhë). Në atë rast, Ortega nuk mund të mos vendoste kollaren për herë të tretë në jetën e tij (e para ishte kur pagëzoi të vetmin djalë, Marcos; e dyta kur u rimartua me Flora Marcote, një ish-punonjëse e tij). Por në fund të vizitës së Princit, Peniques u zhduk. Në foton rituale të bërë pas takimit, pranë Princit qëndron përfaqësuesi i tij Antonio Abril Abadin, sekretar i këshillit administrativ.
Duke lënë mënjanë kravatat dhe të qënurit i rezervuar, kjo e Inditex dhe themeluesit të saj është një aventurë me të vërtetë e jashtëzakonshme. Ortega, i datëlindjes 1936, ka lindur në Busdongo de Arbas një vend pranë Asturisë, i fundit i katër vëllezërve. I ati ishte punonjës hekurudhe, ndërsa e ëma shtëpiake. Domethënë, me vetëm një rrogë në shtëpi. Më pas i ati u transferua për në La Korunja dhe pikërisht në qytetin galician Peniques nisi të punojë, në moshën 14-vjeçare dhe me një leje të mesme në xhep.
Punonte si shpërndarës në sipërmarrjen më elegante të qytetit, la Maja që do të thotë e bukura. Punonte me biçikletë duke çuar xhaketa, këmisha e kapota njerëzve të njohur dhe sipërmarrësve në të gjithë La Korunjën. Pedalonte, Ortega i ri, por ëndrra e tij ishte krejt tjetër.
Me pak fjalë: në fillim të viteve gjashtëdhjetë, bëri tre gjëra, që të treja deçizive. U martua me Rosalian, e cla ishte modele në Maja. Më pas bindi drejtorin e filialit të Banco Pastor që t’i jepte një borxh prej 50 mijë pesetash (25 mijë euro sot). Dhe u fut edhe vetë në biznes, duke themeluar Goan (që nuk është tjetër veçse inicialet e tij mbrapsht).
Nisi të prodhojë mbathje dhe të brendshme. Më pas, i erdhi në mendje një ide gjeniale: të kopjonte fije e për pe koleksionet e firmave më të njohura dhe më prestigjioze, duke konfeksionuar veshje me cilësi të ulët, por me një të mirë të padiskutueshme: çmimin e ulët. Një karakteristikë që në Spanjën frankiste të atyre viteve, të varfër dhe me një ekonomi në stanjacion e sipër, gjeti shumë shpejtë vlerësim në masë.
Kur erdhi puna për të gjetur një emër për komercializimin dhe hedhjen në treg të produkteve të tij (gjithmonë të realizuar me kosto të ulët, falë edhe kostos së ulët të krahut të punës në Spanjën e asaj kohe) Ortega mendoi për fjalën “Zorba”. Por në regjistrin e shoqërive tregtare i thanë se nuk mundej, Zorba ishte një markë tashmë e regjistruar nga dikush tjetër. Si t’ia bëjmë? E pyeti punonjësi i regjistrit.
Ku di unë? Le ta bëjmë Zara, u përgjigj Ortega. Dhe për të tërhequr klientët në dyqanin e tij të parë, e mbushi vitrinën me lepuj. Kalimtarët, shumë kuriozë, futeshin të gjithë brenda. Ajo ishte fushata e tij e parë, dhe e vetme publicitare.
Radiografia e perandorisë së Don Ortegës
4.59 miliardë euro të ardhura në 2003 për grupin Inditex (tetë marka, mes tyre e famshmja Zara)
447 milionë euro fitim neto në 2003
39 për qind rritje e fitimit neto në nëntë muajt e parë të 2004 krahasuar me 2003
44324 punonjës në grup
2246 dyqane të grupit të hapur në 48 vende të Botës.
Fushata e vetme publicitare
Kur erdhi puna për të gjetur një emër për komercializimin dhe hedhjen në treg të produkteve të tij (gjithmonë të realizuar me kosto të ulët, falë edhe kostos së ulët të krahut të punës në Spanjën e asaj kohe) Ortega mendoi për fjalën “Zorba”. Por në regjitrsin e shoqërive tregtare i thanë se nuk mundej, Zorba ishte një markë tashmë e regjistruar nga dikush tjetër. Si t’ia bëjmë? E pyeti punonjësi i regjistrit.