Vajza ime e vogël dhe lideri im i madh
05/02/2005 Vajzës sime të vogël, e cila është vetëm 4 vjeçe, i lexoja gati 10 herë në ditë disa nga librat me përralla që i kam blerë. U bënë shumë kohë, që nuk i kam blerë libra të tjerë, e megjithatë vajza më kërkon që t’i lexoj të njëjtat përralla, madje disa herë në ditë. ...Tashmë vajza i ka mësuar të gjitha përrallat përmendësh, por, për çudi, ajo përsëri më kërkon t’ja lexoj ato. Sigurisht që unë jam i detyruar ta bëj një gjë të tillë, sa herë që jam në familje, siç mund ta bënte normalisht çdo prind. Atë që e bëja disa kohë më parë nga qejfi, tani jam i detyruar ta bëj nga halli. Shpesh herë jam i detyruar të shkoj vonë në shtëpi, në mënyrë që të shmang mërzinë që mund të më krijojë vajza ime me përrallat.
Lideri i partisë time, prej shumë kohësh sillet rreth rrëfimit të 3-4 përrallave për kolegët e tij, përralla këto që i tregon disa herë në ditë. Në fillim, i dëgjoja këto përralla me qejf, por erdhi një ditë dhe ato i mësova përmendësh. Njësoj si unë, përrallat i mësuan përmendësh pothuajse të gjithë anëtarët e partisë. Megjithatë, lideri akoma vazhdon të tregojë të njëjtat përralla dhe me të njëjtin intensitet, ndërsa unë nuk guxoj të hyj më në zyrën e liderit, për arsye se ai do të më detyronte të ridëgjoja të paktën njërën nga ato përrallat që tashmë i kam mësuar përmendësh.
Përrallat që unë jam i detyruar të lexoj për vajzën janë shumica me kafshë dhe sigurisht fantastike. Por, megjithëse shumë e vogël dhe megjithëse argëtohet shumë, vajza ime nuk u beson atyre. Madje, ajo shpesh herë më pyet me kureshtje, duke më thënë psh., se si ka mundësi që macja dhe qeni flitkan; “unë kam parë mace që bën majuuu... por nuk kam dëgjuar që ajo të flasë, kam parë qen që bën ham, ham..., por nuk kam parë qen që të flasë”, thotë ajo. Në të njëjtën mënyrë flet për zogjtë, për majmunët etj., ndërsa unë jam i detyruar t’i jap shpjegime. Pra, megjithëse vajza akoma nuk njeh asnjë shkronjë të alfabetit shqip dhe nuk e kupton mekanizmin se si vërtitet shoqëria njerëzore, apo bashkësia e kafshëve, ka arritur të kuptojë disa gjëra thelbësore, që ndajnë përrallën nga realiteti. Dhe unë respektoj aftësinë e saj për t’i dalluar këto gjëra që ajo ka kuptuar. Pra, jam i detyruar të pranoj që po përrallis…
Në ndryshim nga përrallat që unë i tregoj vajzës sime, përrallat e liderit janë shumë më të gjata dhe shumë më të bezdisshme. Por ajo që është më e rëndësishme, ka të bëjë më faktin se, ndërsa përrallat që unë i tregoj vajzës sime janë me kafshë dhe të ndërtuara mbi bazën e fantazisë, përrallat e liderit janë me njerëz konkretë. Dhe më kryesorja është, që nga njëra anë jam i detyruar nga vajza të lexoj përrallat për të, nga ana tjetër i detyruar nga lideri të dëgjoj përrallat e tij. Kësisoj jam i detyruar të bëj edhe rolin e mësuesit edhe rolin e nxënësit. Gjithçka që ndodh me mua po sillet rreth vajzës sime të vogël dhe liderit të madh. I ndodhur në këtë mes, sigurisht që shumë më interesante është vajza e vogël e zgjuar dhe naive, se sa lideri i madh dhe i budallosur nga automadhështia.
***
…Vajza ka ciklin normal të saj dhe duke u rritur do t’i kuptojë gjërat si të tjerët, por çfarë do të ndodhë me liderin, të cilit çdo ditë e më tepër po i bien trutë në qafë? Nuk mund të parashikohen të gjitha gjërat në këto raste, por një gjë është e sigurtë: që tashmë të gjithë i kanë mësuar përrallat e liderit dhe nuk dëshirojnë më t’i dëgjojnë ato. Kjo gjë do t’i detyrojë ata që ndërmjet të lajthiturit mendësh, dhe qetësisë larg këtij lloj lideri, të zgjedhin këtë të dytën.
Nëse do të ndodhte që të paktën një herë lideri të pranonte se po përralliste, me siguri që gjërat do rridhnin ndryshe në partinë time (më falni sepse lideri thotë që partia është e tij!). Por kjo gjë nuk ka gjasa që të ndodhë. Në fillim ai kishte arritur deri aty që të mos i pranonte si humbje, rastet kur flitet për rënie në numrin e votave të fituara krahasimisht me zgjedhjet paraardhëse, të mos pranonte zbatimin e statutit të partisë së tij, megjithëse pretendonte së ishte kërkuesi më rigoroz i zbatimit të ligjeve kushtetuese dhe normative prej politikanëve të tjerë. Dhe kjo ishte deri-diku e pranueshme për realitetin tonë, e ngjashme me ndonjë ndodhi tjetër. Por kur lideri arriti të merrte kutinë e votimit të kongresit të partisë në shtëpinë e tij dhe të “numëronte” votat, një gjë kjo që nuk kishte ndodhur dhe as që ishte menduar se mund të ndodhte, m’u duk në fillim se kisha të bëja me personazhet e përrallave që çdo ditë i tregoj vajzës sime, ndërsa më pas këto personazhe m’u përzien me hijen e Stalinit (një hije shumë e deformuar kjo), por në fakt nuk isha në asnjë përrallë, personazhet ishin konkretë veçse bëmat e tyre përrallore. Pra, lideri ka arritur deri aty sa të mendojë të fusë në të njëjtin thes diktaturën me demokracinë, realen me fantastiken, njeriun me kafshën etj., dhe më pas të justifikojë gjithçka në favor të tij, pavarësisht se si duket ajo.
***
Ndërsa vajza ime është në dorë të Zotit për t’u rritur, lideri është në dorën tonë për t’u braktisur dhe për t'u mënjanuar. Është jo vetëm çështje jona, por dhe e mbarë kësaj bashkësie njerëzish, që përbëjnë shoqërinë shqiptare, për të dobësuar demokratikisht lider të tillë, nga të cilët kjo shoqëri ka më shumë se një dekadë që po vuan… Ndërsa unë duhet të vazhdoj të zbatoj detyrën time të leximit të përrallave, të paktën edhe për një periudhë 2-3 vjeçare, për vajzën e vogël, lideri vazhdon të mendojë se do t’i tregojë përrallat e tij deri sa të vdesë.
Po a duhet ta lëmë liderin të vdesë kështu, duke treguar përralla?