Rogozin: Serbia në NATO? Rusia njeh Kosovën

Moskë, 6 shkurt, NOA Nëse Serbia pranon të
hyjë në NATO, atëherë edhe Rusia do ta rishqyrtojë qëndrimin e saj ndaj
pavarësisë së Kosovës. Me këtë kërcënim diplomatik, përfaqësuesi i përhershëm
rus në Aleancën Veriatlantike, Dmitrij Rogozin ka paralajëmruar Serbinë për
hapat e mundshme në kuadrin e një anëtarësimi të saj të ardhshëm në strukturat
e Bashkimit Evropian.
Kosovën nuk e kanë njohur të gjitha vendet
anëtare të NATO-s. Siç dihet, këto janë Spanja, Rumania, Greqia dhe Sllovakia.
Por,edhe sipas të drejtës ndërkombëtare, edhe sipas statutit të NATO-s, një
situatë tillë është barrierë për hyrjen e Serbisë në Aleancë. Pasi qëndrimi i
shumicës së vendeve të NATO-s nuk do të ndryshojë, kjo do të thotë se Aleanca
mund ta pranojë Serbinë në radhët e veta por vetëm me kufij të rinj, pa Kosovën,
ka thënë përfaqësuesi rus lidhur me një fakt të tillë.
Duke shtuar se me pranimin e Serbisë në NATO
Rusia nuk do të ketë argumente të jetë serbe më e madhe se vetë ajo.
n.e/NOA