SHBA, Uorlik: Statusi i Kosovës, çështje e mbyllur
Beograd, 6 Shkurt NOA - Për SHBA-në çështja e
statusit të Kosovës ka përfunduar, por Amerika beson fuqishëm se është në
interesin e Serbisë që të zgjidhen çështjet që kanë të bëjnë me cilësinë e
jetës, sundimin e ligjit dhe sistemin e drejtësisë për të gjithë qytetarët në
gjithë Kosovën. Në këto fusha mund të bashkëpunojmë, ka deklaruar ambasadorja
e re amerikane në Serbi.
Në një intervistë për mediat serbe ambasadorja Uorlik ka thënë se Uashingtoni
mbështet Serbinë në rrugën drejt integrimit euro-atlantik.