E Diel, 1 Nëntor 2026

Hakerat serbë sulmojnë sitin e Postës Shqiptare

Faqja në ueb e Postës Shqiptare sulmohet nga hakerat serbë, të cilët kanë shfrytëzuar mundësinë të bëjnë propagandë nacionaliste. "Kosova është e Serbisë", "Luftoni me më të mirët dhe vdisni si gjithë të tjerët. Mirë se vini në botën tonë" dhe një logo që përdoret shpesh nga nacionalistët serbë janë hedhur online në çdo funksion të faqes. Siti www.postashqiptare.al nuk mund t‘u shërbente dje klientëve të saj asnjë informacion për tarifat e destinacionet, përveç propagandën e mësipërme dhe shenja pa kuptim. Tashmë dihen arsyet pse hakerat veprojnë kështu. Nuk është hera e parë që faqet shqiptare bëhen pre e sulmeve të hakerave, të cilët i shfrytëzojnë dijet e tyre në internet për qëllimet e tyre. Por, një sulm nacionalist serb ndaj faqes online të Postës Shqiptare, që është një ndër burimet kryesore të informacionit të shërbimit postar shqiptar në Shqipëri, e ka një kuptim. Duket se ende nuk ka kaluar "inati" i shkurtit, kur Kosova shpalli pavarësinë, veprim ky që indinjoi pa masë Serbinë, elementë ekstremistë të së cilës e pasuan ngjarjen e madhe me disa incidente në veri të Kosovës. Nuk dihej nëse përfaqësues të Postës Shqiptare kishin dijeni për këtë fakt, por oli sapo lajmi faqja plot thirrje "Kosova është Serbi" tani ka vetëm mbishkrimin "under construction". Pas këtij incidenti, Posta Shqiptare bëri të ditur se i ka marrë të gjitha masat për të rikthyer në normalitet sa më shpejt të jetë e mundur faqen e saj të internetit, që është dëmtuar nga piratët e internetit. Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Arqile Gorea, tha se faqja në ueb e Postës Shqiptare është shfrytëzuar dhe dëmtuar nga piratët e internetit për të bërë propagandë nacionaliste. Përballë këtij fakti, tha Gorea, i kemi marrë të gjitha masat me institucionet përkatëse për ta rikthyer në funksionin e saj të vërtetë faqen ueb të Postës Shqiptare, e cila u shërben klientëve të saj me informacione të ndryshme mbi tarifat, destinacionet apo misionin e këtij institucioni të rëndësishëm për vendin tonë.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›