E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gurakuqi fiton betejën e parë kundër Ndokës

Kryetari i PDK-së, Anton Gurakuqi, fiton betejën e tij të parë. Gjykatësi Artur Gaxhi ka pranuar në seancën e djeshme gjyqësore dokumentacionin e Kongresit të Jashtëzakonshëm të PDK-së, mbajtur më 6 maj të këtij viti, ku u zgjodh si kryetar partie Anton Gurakuqi. Kryesia e PDK-së deklaron se "pranimi nga ana e gjykatës i dokumenteve të Kongresit të Jashtëzakonshëm të datës 6 maj ‘08 dhe depozitimi i tyre në dosjen e PDK-së, u jep fund përfundimisht spekulimeve dhe mashtrimeve që Nard Ndoka po i bën opinionit publik, si dhe anëtarësisë së Partisë Demokristiane". Partia Demokristiane përfundon kështu problemet konfliktuale brenda saj dhe deklaron se do të vazhdojë e qetë rrugën e saj politike, nën drejtimin e kryetarit Anton Gurakuqi, i zgjedhur në Kongresin e Jashtëzakonshëm. Kryesia e PDK-së i bën thirrje ish-kryetarit Ndoka të pranojë humbjen dhe të ndërpresë fushatën dizinformuese dhe denigruese ndaj drejtuesve të PDK-së e Partisë Demokristiane. Kjo kryesi deklaron se "tre deputetëve, Nikollë Lesi, Pashk Ujka e Tom Doshi, të cilët mbështesin PDK-në, do t‘i bashkohen edhe deputetët e tjerë për të formuar një grup të vërtetë demokristian".



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›