E Shtunë, 31 Tetor 2026

Foresti: Shqipëria po ecën me ritme unike

Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, ka pritur dje ish-ambasadorin italian në Shqipëri, Paolo Foresti. "Jam i mahnitur nga ndryshimet e mëdha që shoh në Shqipëri dhe jam shumë i kënaqur kur shoh se Shqipëria po ecën me një ritëm unik", është shprehur Foresti. Unë, ka vijuar më tej, vij gjithnjë me një kënaqësi të veçantë, si një mik i Shqipërisë e shqiptarëve dhe e konsideroj veten një italo-shqiptar. Ndërsa Topalli ka shprehur mirënjohjen dhe ka falënderuar Forestin për kontributin e çmuar që ai nuk ka reshtur së dhëni për Shqipërinë dhe imazhin e saj. Më tej, biseda është fokusuar rreth çështjes së emigrantëve shqiptarë në Itali. Foresti tha se në Itali ka shumë shqiptarë artistë, mjekë, biznesmenë të shkëlqyer, që japin kontributin e tyre atje, por edhe përfaqësojnë denjësisht vendin e tyre. Gjithashtu, Topalli tha se do të ishte një kënaqësi e veçantë për të dhe për Kuvendin e Shqipërisë të priste në një vizitë të afërt Kryetarin e Parlamentit italian, Gianfranko Fini.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›