Senati Amerikan, rezolutë për Shqipërinë në NATO
Me anë të një rezolute, Senati Amerikan ka përshëndetur marrjen e ftesës së Shqipërisë dhe Kroacisë në Organizatën e Paktit të Atlantikut Verior (NATO) për të nisur bisedimet e pranimit dhe njohu natyrën historike të kësaj arritjeje, të arritur me vite pune të madhe dhe një demonstrim të angazhimit për sigurinë e përbashkët dhe vlerave të anëtareve të NATO-s. Po me anë të kësaj rezolute ka njohur punën e madhe dhe angazhimin e treguar nga Republika e Maqedonisë për vlerat e NATO-s e operacionet dhe shpreh mbështetjen e fuqishme për të ftuar Republikën e Maqedonisë për të nisur bisedimet e pranimit dhe për të arritur një rezolutë të pranueshme e të përbashkët në lidhje me konfliktin për emrin e vendit, sa më shpejt që të jetë e mundur. Senati Amerikan shpreh mbështetjen për përfundimin në kohë të bisedimeve të pranimit me tri vendet e Kartës së Adriatikut për të lehtësuar procesin e pranimit, mbështet plotësisht ftesat për nisjen e një dialogu intensiv mes NATO-s e Bosnjës dhe Hercegovinës, Malit të Zi e Serbisë dhe vazhdon të mbështesë fuqimisht aspiratat e Ukrainës e Gjeorgjisë për t‘u bërë pjesë e integruar e komunitetit euroatlantik, ndërkohë që rikonfirmon në Senat Rezolutën 523, të Legjislaturës së 110-të të Kongresit, të miratuar më 28 prill 2008.