E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakerët serb sulmojnë faqen e presidencës së Kosovës

Faqja zyrtare e presidencës së Kosovës, (www.president-ksgov.net) është sulmuar mbrëmë nga një grup hakerash serbë.
Sipas një sqarimi të zyrës së presidentit, në indeksin e faqes ishin vendosur simbole të shtetit serb dhe mbishkrimi "Kosova është Serbi", si dhe objekte të kultit në Republikën e Kosovës.
"është duke u punuar për të analizuar formën në të cilën është kryer sulmi si për ta rikthyer faqen e Presidentit në gjendjen e mëparshme", thuhet në fund të sqarimit.
Hakerët e nënshkruar serbë si "StRoNIX & TOr3x", në dy raste kanë shkruar në alfabetin kirilicë "Kosova është Serbi" dhe "Kosovo is serbien".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›