E Diel, 1 Nëntor 2026

Kosova në terr, kufi zimet e energjisë prekin edhe Prishtinën

Pas një kohe shumë të shkurtër me
mosndërprerje të energjisë, Korporata
Energjetikë e Kosovës (KEK), i ka kthyer
terrin vendit. Reduktimet e energjisë në
krejt Kosovën janë të mëdha. Këto kanë
vazhduar prej një jave dhe janë vërejtur më
shumë nëpër qendrat e tjera të Kosovës, me
përjashtim të kryeqytetit. Gjithçka ka ardhur
si shkak i defekteve të ndryshme, por rënia e
Termocentralit B2, në mëngjesin e së dielës,
ka diktuar reduktime edhe në Prishtinë. Orari i
reduktimeve bëhet sipas planit ABC. Kategoria
A ka 5 orë energji dhe 1 jo, Kategoria B 4
me 2, ndërsa ajo C 3 me dhe 3 pa energji.
Këto i ka lajmëruar vetë zyra për informim e
Korporatës Energjetike. "KEK është detyruar
ta ndalë njësinë B2 paraditen e të dielës,
pas reagimit të mbrojtjes së kësaj njësie, si
pasojë e një problemi në elektronikë", thuhet
në një komunikatë për media të lëshuar nga
kjo korporatë. Ekspertët, sipas komunikatës,
janë aktivizuar menjëherë dhe po e zgjidhin
problemin. "Ata po bëjnë të pamundurën
që këtë njësi ta kthejnë në punë pas disa
orësh. Ndalja e këtij blloku që prodhon deri
në 280 megavat në orë energji elektrike e ka
vështirësuar furnizimin". Aktualisht, lajmëron
menaxhmenti i KEK-ut, në punë janë njësitë B1,
A5 dhe hidrocentrali Ujmani, që prodhojnë mbi
400 megavat në orë. Ndërsa importi i rrymës
bëhet prej 150 megavatësh në orë. "Furnizimi
po bëhet sipas kategorizimit ABC. Kategoria A,
sipas planifi kimit po furnizohet 5:1, kategoria
B, 4:2 dhe kategoria C, 3:3. KEK kërkon ndjesë
ndaj konsumatorëve për këtë rëndim të
situatës së furnizimit me energji elektrike dhe
i siguron qytetarët që po bën maksimumin për
ta normalizuar sërish furnizimin". Drejtuesit e
KEK-ut kanë kërkuar nga qytetarët e Kosovës
që ta kursejnë maksimalisht energjinë elektrike
në dispozicion, për të shmangur situata si kjo
që u krijua dje.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›