Presidenti i Maqedonisë bën bilancin e 100 ditëve të para
Ende ka vend për shumë modi-
fi kime sa i përket setit të fundit
të ideve të ndërmjetësuesit Metju
Nimiç, por nuk mund paragjykohet
se cilat do të jenë hapat e ardhshëm
konkretë, vlerësojnë në kabinetin e
Presidentit të Republikës së Maqedonisë,
Gjorge Ivanov. Çështja për
emrin, siç thonë, mund të vijë deri
në fazë përparimtare, por nëse ajo
do të finalizohet, varet nga pala
tjetër. Republika e Maqedonisë çdo
herë ka qenë serioze në negociatat,
dinamika e të cilave në muajin e
fundit është rritur.
Diskrecionin e përfaqësuesve
shtetërorë lidhur me përmbajtjen
e negociatave e arsyetojnë me
shpjegim se bëhet fjalë për proces
diplomatik, për të cilin nëse dilet
haptazi mund të rrezikohen pozicionet
e palës së Maqedonisë.
Nga kabineti i Ivanovit theksojnë
se ai menjëherë pas inaugurimit ka
dërguar ftesë për takim deri te Presidenti
grek, Karolos Papulias, por deri
më tani nuk ka përgjigje. Lidhur me
eurointegrimin, pritjet e shefit të
shtetit, në bazë të kontakteve që ai ka
me përfaqësuesit ndërkombëtarë,
janë se Maqedonia në vjeshtë do të
marrë raport pozitiv nga Komisioni
Europian, ndërsa nga 1 janari i vitit
2010 edhe liberalizim të vizave me
BE-në. Në takimin e djeshëm me
gazetarët, me rastin 100 ditëve nga
marrja e funksionit të Presidentit,
përfaqësues të kabinetit të Gjorge
Ivanovit u përqendruan edhe më
shumë çështje aktuale.
Punën e deritanishme të Presidentit
e vlerësojnë si shumë të
suksesshme, duke pasur parasysh
aktivitetet e shumta, si në planin
vendor, ashtu edhe në atë të jashtëm
në drejtim të proceseve integruese.
Ivanov për periudhën prej tre
muajve është takuar me Papa Benedikti
XVI, me nëntë shefa të shteteve
dhe me më shumë kryeministra
e përfaqësues të tjerë të shteteve
e organizatave ndërkombëtare.
Është paralajmëruar edhe aktivitet
intensiv ndërkombëtar i Ivanovit
në muajt e ardhshëm. Në shtator
janë planifi kuar vizitë në Gjermani
e SHBA, ku do të marrë pjesë edhe
në sesionin e 64-t të Asamblesë
Parlamentare të Kombeve të Bashkuara,
ndërsa në tetor në Turqi. Në
të njëjtën periudhë janë paraparë
edhe disa vizita e burrë-shtetasve të
huaj në Maqedoni. Shefi i shtetit të
Maqedonisë, pohojnë në kabinetin
e tij, është i kënaqur nga zgjedhja
e kuadrit për ambasadorë të rinj të
Maqedonisë në vendet e huaja.
Sa i përket inkuadrimit të Presidentit
në dialogun politik, qëndrimi
i kabinetit është se ai është aktiv në
jetën politike dhe se ndonjëherë
mbajtja e dialogut është shumë më
efektiv në nivel të komunikimeve
joformale.
Dalja e PDSH-së nga Parlamenti
vlerësohet si shprehje e pafuqisë.
Lidhur me rastin me Spaska Mitrevën
nga kabineti thonë se Presidenti
nuk do të ndikohet ndaj vendimit të
Gjykatës së Gjevgjelisë.
Presidenti tani për tani nuk plani-
fi kon ndryshim të shefi t të ushtrisë
Mirosllav Stojanovski dhe të guvernatorit
të bankës, Petar Goshev.
Lidhur me deklaratën e Stojanovskit
për zvogëlimin e buxhetit për ushtrinë,
nga kabineti shtojnë se ky
është qëndrimi i tij personal, ndërsa
jo i Presidentit dhe komandantit
suprem. Për anketat e fundit, sipas
të cilave Presidenti ka mbështetje
të ulët, nga kabineti theksojnë se
nëse shihet vlerësimi individual do
të vërehet se vetëm Ivanovi, Nikolla
Gruevski dhe Imer Selmani kanë
rezultat pozitiv.
fi kime sa i përket setit të fundit
të ideve të ndërmjetësuesit Metju
Nimiç, por nuk mund paragjykohet
se cilat do të jenë hapat e ardhshëm
konkretë, vlerësojnë në kabinetin e
Presidentit të Republikës së Maqedonisë,
Gjorge Ivanov. Çështja për
emrin, siç thonë, mund të vijë deri
në fazë përparimtare, por nëse ajo
do të finalizohet, varet nga pala
tjetër. Republika e Maqedonisë çdo
herë ka qenë serioze në negociatat,
dinamika e të cilave në muajin e
fundit është rritur.
Diskrecionin e përfaqësuesve
shtetërorë lidhur me përmbajtjen
e negociatave e arsyetojnë me
shpjegim se bëhet fjalë për proces
diplomatik, për të cilin nëse dilet
haptazi mund të rrezikohen pozicionet
e palës së Maqedonisë.
Nga kabineti i Ivanovit theksojnë
se ai menjëherë pas inaugurimit ka
dërguar ftesë për takim deri te Presidenti
grek, Karolos Papulias, por deri
më tani nuk ka përgjigje. Lidhur me
eurointegrimin, pritjet e shefit të
shtetit, në bazë të kontakteve që ai ka
me përfaqësuesit ndërkombëtarë,
janë se Maqedonia në vjeshtë do të
marrë raport pozitiv nga Komisioni
Europian, ndërsa nga 1 janari i vitit
2010 edhe liberalizim të vizave me
BE-në. Në takimin e djeshëm me
gazetarët, me rastin 100 ditëve nga
marrja e funksionit të Presidentit,
përfaqësues të kabinetit të Gjorge
Ivanovit u përqendruan edhe më
shumë çështje aktuale.
Punën e deritanishme të Presidentit
e vlerësojnë si shumë të
suksesshme, duke pasur parasysh
aktivitetet e shumta, si në planin
vendor, ashtu edhe në atë të jashtëm
në drejtim të proceseve integruese.
Ivanov për periudhën prej tre
muajve është takuar me Papa Benedikti
XVI, me nëntë shefa të shteteve
dhe me më shumë kryeministra
e përfaqësues të tjerë të shteteve
e organizatave ndërkombëtare.
Është paralajmëruar edhe aktivitet
intensiv ndërkombëtar i Ivanovit
në muajt e ardhshëm. Në shtator
janë planifi kuar vizitë në Gjermani
e SHBA, ku do të marrë pjesë edhe
në sesionin e 64-t të Asamblesë
Parlamentare të Kombeve të Bashkuara,
ndërsa në tetor në Turqi. Në
të njëjtën periudhë janë paraparë
edhe disa vizita e burrë-shtetasve të
huaj në Maqedoni. Shefi i shtetit të
Maqedonisë, pohojnë në kabinetin
e tij, është i kënaqur nga zgjedhja
e kuadrit për ambasadorë të rinj të
Maqedonisë në vendet e huaja.
Sa i përket inkuadrimit të Presidentit
në dialogun politik, qëndrimi
i kabinetit është se ai është aktiv në
jetën politike dhe se ndonjëherë
mbajtja e dialogut është shumë më
efektiv në nivel të komunikimeve
joformale.
Dalja e PDSH-së nga Parlamenti
vlerësohet si shprehje e pafuqisë.
Lidhur me rastin me Spaska Mitrevën
nga kabineti thonë se Presidenti
nuk do të ndikohet ndaj vendimit të
Gjykatës së Gjevgjelisë.
Presidenti tani për tani nuk plani-
fi kon ndryshim të shefi t të ushtrisë
Mirosllav Stojanovski dhe të guvernatorit
të bankës, Petar Goshev.
Lidhur me deklaratën e Stojanovskit
për zvogëlimin e buxhetit për ushtrinë,
nga kabineti shtojnë se ky
është qëndrimi i tij personal, ndërsa
jo i Presidentit dhe komandantit
suprem. Për anketat e fundit, sipas
të cilave Presidenti ka mbështetje
të ulët, nga kabineti theksojnë se
nëse shihet vlerësimi individual do
të vërehet se vetëm Ivanovi, Nikolla
Gruevski dhe Imer Selmani kanë
rezultat pozitiv.