E Hënë, 2 Nëntor 2026

Sekuestrohet trageti “Media V”

01/02/2005  DURRES - Zyra e shërbimit përmbarimor në Durrës ka sekuestruar tragetin “Media V”. Pesëmbëdhjetë ditë pas qëndrimit të detyruar në radën e jashtme, trageti “Media V”

është ankoruar në kalatën lindore të portit të Durrësit. Borxhi në shuma të mëdha të palikuiduara ndaj huadhënësve ka bërë që dy gjykata, një në Vlorë dhe tjetra në Durrës, të vendosin sekuestrimin e tragetit, pasi shoqëria e menaxhimit nuk ka respektuar kontratën për shlyerjen e borxhit. Trageti ka qëndruar i bllokuar në radë që nga data 15 janar 2005, pas një urdhri të Kapitenerisë së Portit, e cila e ka detyruar ekuipazhin të ulë spirancat dhe të mos lundrojë më deri në shlyerjen e detyrime ndaj dy shoqërive

shqiptare. Sipas zyrës përmbarimore në Durrës, shoqëria

e menaxhimit të tragetit, “Palmier Ferries” S.A në tetor të vitit të kaluar i ka marrë hua shoqërisë tregtare shqiptare në Vlorë “Elisona sky” sh.p.k, 130 milionë euro, ndërkohë që 102.446 euro i detyrohet edhe shoqërisë tjetër tregtare, asaj “Ajax” sh.p.k në Durrës, pas huasë së marrë te kjo e fundit në nëntor 2004. Fakti që kompania e menaxhimit nuk ka respektuar kontratën për të dhënë çdo muaj 10 mijë euro secilit si këst deri në shlyerjen e detyrimit i ka shtyrë

kompanitë shqiptare t’i drejtohen organeve të drejtësisë. Në këtë mënyrë Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë më 5 janar 2005 dhe ajo në Durrës më datë 14 janar 2005 kanë vendosur të kërkojnë nga përmbarimi ekzekutimin e vendimit për sekuestrimin e tragetit. Trageti i shoqërisë tregtare të regjistruar ne Republikën e Liberisë ka një ekuipazh prej 86 marinarësh, të cilët thuhet se, për shkak të krizës financiare të shoqërisë, nuk janë paguar që prej tetë muajve. Pjesa më e madhe e ekuipazhit janë shtetas italianë e grekë, por në të ka edhe 8 marinarë shqiptarë.

Viti i prodhimit: 1964

Vendi i prodhimit: Norvegji

Gjatësia: 99.5 metër

Lartësia: 18.3 metër

Kapaciteti mbajtës:

940 persona dhe 331 mjete

Ekuipazhi 80 vetë

Përfaqësues ligjor:

Pascali Biagio, Brindizi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›