Tetë ditë mes borë e territ duke ngrënë misra të zier
01/02/2005 SKRAPAR/ Flet kryetari komunës së Çepani, Jake Duro
SKRAPAR – Tetë ditë dëborë, izolim, ngricë dhe harresë nga ana e shtetit. Pikërisht me këtë po përballen banorët e disa komunave në rrethin e Skraparit. “Edhe dje ka vazhduar e njëjta gjendje kaotike në fshatin tonë, u detyruam të ndiznim një makinë, e cila kishte vetëm dy litra naftë dhe karikuam celularin për t’ju marrë në telefon ju, që të bëni apel për ndihmë. Askush nuk është munduar deri tani të interesohet për ne, ndoshta e dinë se kemi vdekur të gjithë”. Këto ka thënë nëpërmjet telefonit celular kryetari i komunës të Gjerbësit, Dilaver Zyko. “Jetojmë në ditën e hallit, nuk kemi më rezerva ushqimore, nuk kemi më rezerva në ilaçe, nuk dimë se ç’po bëhet, pasi nuk punojnë mjetet e informimit, telefonat, makinat e blojes së miellit”. Në linjën telefonike, kreu i komunës, Zyko tha se 2586 banorët e komunës, nga momenti në moment po rrezikohen nga vdekja, pasi dëbora ka shkuar mbi një 1 metër, ndërsa në qafën e Drevis ajo i kalon të 2 metrat. Hallet e fshatit Gjerbës janë përcjellë dje në emër të banorëve nga kryekomunari, i cili nuk dinte se çfarë të ankohej më parë. I ftohti, mungesa e dritave, e ilaçeve, mungesa e ushqimit, qoftë edhe e miellit për bukë, kanë qenë problemet me të cilat këto banorë po përballen në këtë dimër të egër. E njëjta tablo e rëndë është dhe në komunën e Çepanit. Kryetari i kësaj komune, Jake Duro, ka treguar dje për gazetën “Metropol” të gjitha detajet për gjendjen e krijuar gjatë këtyre ditëve.
Si është gjendja e krijuar nga dëbora në komunën tuaj?
Janë mbi 2461 banorë, të 14 fshatrave, të cilët prej 8 ditësh nuk kanë energji elektrike e për pasojë po u mbarohen edhe rezervat ushqimore, pasi nuk punojnë makinat e blojës së grurit e misrit dhe nëse edhe për dy ditë nuk hapen rrugët, deri të paktën në qendër të komunës në Çepan, banorët rrezikojnë për emergjencë humanitare dhe kryesisht ata kanë nevojë për miell, për bukë e për të gatuar.
Po për sa i përket energjisë elektrike, ka patur probleme?
Asnjë minutë nuk kemi patur drita gjatë gjithë këtyre ditëve. Edhe po të hapen rrugët, duhen më shumë se 10 ditë që brigadat elektrike të ngrejnë mbi 35 shtylla, që kanë rënë në këtë zonë në 14 fshatra, pasi janë këputur telat e linjave të tensionit të mesëm dhe të lartë.
Gjatë këtyre ditëve është zhvilluar mësim nëpër shkolla?
Jo vetëm që nuk zhvillohet mësim, por edhe kur të qetësohet moti shkollat kanë nevojë për riparime, pasi deri tani askush nuk është marrë me shkollat, sepse banorët kanë parë hallin e tyre gjatë këtyre ditëve të ashpra. Por do mundohemi me këto mundësi që kemi që të sigurojmë dru zjarri dhe soba ngrohje për nxënësit për të vazhduar mësimin normal të shkollave.
Si po veproni për ruajtjen e bagëtive nga ngordhjet nga të ftohtit si dhe për ushqimin e tyre?
Deri tani, vetëm ujku na ka ngrënë mbi 200 krerë bagëti të imëta, ndërsa kanë ngordhur thuajse të gjithë qengjat e porsalindur, si dhe fermerëve po u mbarohen rezervat ushqimore edhe për arsyen se nuk punojnë makinat e blojes për të bluar koncentrat për bagëtitë e imta.
Çfarë ndihme keni marrë deri tani nga pushtetit vendor dhe ai qendror?
Asgjë. Nuk e dimë se çfarë ndihme do të na japin, por ne nuk kërkojmë lëmoshë, por ndihmë, ndihmë dhe vetëm ndihmë, që deri tani nuk na është afuar fare, madje ne duam ndihmë për të hapur rrugën, energjinë dhe për miell, pasi nuk kemi më rezerva ushqimi për njerëzit dhe për bagëtinë.
1-2 metra trashësia e dëborës
14 fshatra të izoluar
2 ditë bukë banorët