E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hakmarrja, ekzekutohet në qendër të Tropojës 48-vjeçari

Ekzekutohet për hakmarrje me një breshëri automatike në qendër të Tropojës ish-drejtori i KESH-it në këtë qytet, Sadri Metalia, ndërsa plagoset rëndë një grua që ndodhej pranë vendit të ngjarjes. Burime nga policia e Tropojës bënë të ditur se dy persona nga një makinë në lëvizje kanë qëlluar dje në mesditë Metaliajn duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa një nga plumbat ka marrë në kokë Rabie Malajn që po shiste në dyqanin e saj, fare pranë vendit të ngjarjes.

Ngjarja

Dje në mesditë, një 48-vjeçar është ekzekutuar me breshëri automatiku në qendër të Tropojës dhe policia dyshon se bëhet fjalë për një rast hakmarrjeje. Sadri Metalia, ish-drejtor i KESH-it në Tropojë, ka humbur jetën si pasojë e plumbave që ka marrë. Ndërkohë që një shitëse mishi e ndodhur aty pranë, Rabie Malaj, ka mbetur e plagosur nga të shtënat dhe gjendja e saj është e rëndë, pasi plumbat e kanë kapur në pjesën e kokës.

Ngjarja ka ndodhur në bulevardin kryesor të qytetit të Bajram Currit, kur persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë zjarri në drejtim të 48-vjeçarit. “Persona nga një automjet kanë hapur zjarr ndaj atij, duke e lënë të vdekur në vend, ndërkohë që është plagosur nga të shtënat edhe një shitëse një dyqan mishi në këtë zonë”, - thanë burime nga policia e qytetit.

Hetimi

Kjo është e para ngjarje e rëndë pas shumë kohësh në qytetin e Bajram Currit, i cili prej kohësh kishte qenë i qetë. Policia ende nuk mund të njoftojë emrat e autorëve të ngjarjes së rëndë, por burime pranë saj thonë se kjo vrasje ka për motiv gjakmarrjen. Burimet thanë se rreth dy vjet më parë vëllezërit e viktimës kishin plagosur me pasojë vdekjen Tahir Breçanin, duke lënë të kuptohet për një hakmarrje të mundshme nga të afërmit e këtij të fundit. Sipas të njëjtave burime, Metalia nuk para dilte i pashoqëruar nga shtëpia që prej kohës që kishte ndodhur vrasja e punonjësit të policisë Breçani, për të cilën ishin dënuar dy vëllezërit e tij.

I. Hysenaj

Ekzekutimi i Tahir Breçanit

Vetëm pak metra sapo kishte dalë nga lokali “Enigma”, pronë e Jaho Salihit, vritet Tahir Breçani, 40 vjeç. Shtatë plumba pistolete nga dy atentatorë të dënuar në mungesë nga gjykata, i morën jetën pas plagosjes në këmbë. Dëmtimi i rëndë i arteries bëri që viktima të jepte shpirt në spitalin e Bajram Currit, pavarësisht përpjekjeve të mjekëve. Familjarët pohojnë se nuk kanë asnjë konflikt me njeri dhe madje akuzojnë se vrasësit kanë mbiemrin Metalia dhe kanë lidhje direkte në vrasjen e Azem Hajdarit. Këtë fakt e bën të ditur i vëllai i të ndjerit, Tahir Breçanit, Saliu. Ai madje akuzoi dhe forcat e rendit se kanë favorizuar vrasësit për të ikur, pasi kanë shkuar 25 minuta me vonesë në vendngjarje.

160 vetë të vrarë me motive hakmarrjeje në qytetin e Bajram Currit dhe rrethinat e tij prej vitit 1997

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›