E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi paraprak: Shembja e pallatit, shkak rrëshqitja e dheut

Gërmimet për ndërtimin e një pallati të ri dyshohet paraprakisht të jetë shkaku i shembjes së pallatit të ndërtuar sipër një kodre në lagjen “11 janari“ në Gjirokastër.

Qyteti i gurtë është tronditur rreth mesditës së djeshme kur në vetëm pak sekonda është shembur pjesërisht një pallat 5-katësh i ndërtuar pas viteve ‘90.

Pas hetimeve të kryera në terren nga policia, rezulton se rrëshqitja e dheut të pallatit ekzistues ka ardhur, pasi janë hapur themelet për ndërtimin e një të riu shumë afër tij.

Shembja

Pallati është ndërtuar sipër një kodre në lagjen “11 janari“ të qytetit të gurtë. Pesëkatëshi i ndërtuar pas viteve ‘90 në qytetin e Gjirokastrës është shembur dje rreth mesditës.

Dyshohet se ndërtimi i një pallati në pjesën e poshtme të kësaj kodre mund të ketë shkaktuar dhe rrëshqitjen e dheut.

Pallati në Gjirokastër është shembur pjesërisht, dhe në pjesën e pashembur vërehen krisje. Policia ka nisur hetimet dhe deri tani rezulton se gërmimi i dheut të jetë shkaku kryesor.

Pallati ishte i banueshëm prej gati 20 familjesh dhe në momentin e shembjes së tij kanë qenë në të disa banorë.

Sipas banorëve, në ditët e kaluara në pallat ishin ndier shumë lëkundje, ndërsa punohej në ndërtesën poshtë kodrës. Madje, dje është vënë re një çarje në hyrje të pallatit.

Gjithashtu, specialistë që kryejnë studime gjeologjike, pasi janë kontaktuar nga gazeta “standard”, janë shprehur shqetësimin e tyre në lidhje me ndërtesat e reja dhe disa parametra cilësorë që duhet të përmbushin.

Sipas tyre, në të gjithë vendin ka ndërtesa të tilla të cilat nuk sigurojnë as jetët e personave që jetojnë në të.

“Në të gjithë Shqipërinë ka ndërtesa të tilla që ndërtohen pa u kryer një studim gjeologjik, që nuk merren lejet e ndërtimit dhe se nuk dihet sa të sigurta do të jenë ato nesër, pasi mund të vënë në rrezik jetët e banorëve dhe të shemben”, -shprehen specialistët gjeologë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›