Hakmarrja për Drejtësi, prokuroria kërkon 1 vit e gjysmë burg për Haten

Dritan Hate dhe Gentian Kaci
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar dënimin me një vit e gjysmë burg për anëtarin e organizatës kriminale Hakmarrja për Drejtësi, Dritan Haten. Ndërsa një vit burg për të pandehurin tjetër Gentian Kaçi.
Dritan Hate është shpallur në kërkim prej kohësh pasi ishte dënuar me 23 vite heqje lirie për kryerjen e disa veprave penale në kuadër të kësaj organizate. Ai u arrestua nga forcat speciale RENEA në një lokal në afërsi të Medresesë, ku atë e shoqëronin dhe Gentian Kaçi dhe shtetasi me inicialet E.M. Ky i fundit është liruar nga autoritetet policore, ndërsa Kaçi rrezikon të dënohet me burg.
Në çastin e arrestimit janë sekuestruar edhe tri pistoleta të tipave TT dhe Zastava bashkë me një sasi eksplozivi.
Policia thotë se të dyshuarit i mbanin për vetëmbrojtje armët pasi kishin hasmëri. Dritan Hate është i dyshuar dhe për lidhjet e tij me Dritan Dajtin dhe Emiljano Shullazin, të dy personazhe shumë të njohur të botës së krimit. /E.L/