Krujë, pranga hajdutit të plazmave
Policia e Krujës ka arrestuar në flagrancë një shtetas, i cili kryente gjatë natës vjedhje të banesave apo lokaleve. Policia ka bërë me dije se në orën 14:00 u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Sh. Haxhia, 30 vjeç, banues në Fushë-Krujë.
Shtetasi në fjalë, deklaron policia, është kapur në flagrancë gjatë natës nga shërbimet e policisë duke vjedhur artikuj të ndryshëm në një dyqan në pronësi të shtetasit L.B.
Ndërkohë, sipas gjurmëve të gjendura në vendngjarje dyshohet se 30vjeçari i arrestuar ka pasur ndonjë bashkëpunëtor dhe policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe kapjen e tij.
Nga puna hetimore është arritur që të dokumentohet se shtetasi në fjalë është autor në dy vjedhje të tjera të ndodhura në Fushë Krujë.
Sipas policisë më datë 21.05.2012, gjatë orëve të natës, ky shtetas dyshohet se në banesën e shtetasit I.Z., në Fushë Krujë, ka vjedhur një televizor plazma 43 polësh.
Gjithashtu, dyshohet se më datë 21.05.12, gjatë natës, ky shtetas ka vjedhur një televizor plazma 43 polësh, në lokalin e shtetasit M.Xh., në Fushë Krujë. / Mark Brunga