Udhërrëfyesi për Kosovën brenda pak javësh

Raportuesja për Kosovën në PE, Ulrike Lunaçek
Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Ulrike Lunaçek, ka thënë se Kosova shumë shpejt do të marrë udhërrëfyesin për liberalizimin e vizave. Këto komente, Lunaçek i ka bërë përmes një video-mesazh drejtuar studentëve të universitetit AAB & Riinvest.
Ajo tha se, Parlamenti Europian është i përkushtuar që ti afrojë të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor sa më afër Bashkimit Evropian.
Një angazhim i vazhdueshëm mbetet marrja e udhërrëfyesit për liberalizimin e vizave, të cilin Brukseli ia ka premtuar Kosovës se do tia dorëzoj gjatë pranverës së këtij viti. /Europa e Lirë/
Përgatiti: E.L