E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tragjedia e Himarës, RTSH nuk do transmetojnë natën e parë të Eurovisionit

Eurovision 2012

Radio Televizioni Publik (RTSH) nuk do të transmetojë natën e parë të gjysmëfinales së Eurovisionit. Organizuesit e Eurovisionit kanë pranuar kërkesën e RTSH-së që kjo natë të mos transmetohet drejtpërdrejtë por disa orë më pas.

Kjo për shkak të shpalljes së ditë zie në respekt të 13 viktimave që humbën jetën në tragjedinë e Himarës.

Ndërsa nata e dytë e gjysmëfinales dhe finalja do të transmetohen live nga RTSH-ja.

Vendimi nuk do të ketë pasoja për pjesëmarrjen e Shqipërisë në këtë garë, në të cilën përfaqësohet nga Rona Nishliu. Këtë vit Eurovizioni organizohet në Baku, Azerbajxhan. /F.S/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›