E Diel, 1 Nëntor 2026

Politikanët kosovarë kanë më shumë pasuri se sa ka shteti

Politikanët e Kosovës, foto arkiv

Politikanët  në Kosovë kanë më shumë pasuri sa ka rezerva financiare shteti. Qindra milionë euro është pasuria e zyrtarëve të lartë kosovarë, ku përfshihet pasuria e paluajtshme, aksionet në kompani të ndryshme, paratë kesh dhe makinat luksoze. Paratë e shtetit të Kosovës që mbahen në Bankën Qendrore të vendit nuk e kalojnë shumën prej 150 milionë euro, shkruan “Zëri”.

Pasuria e zyrtarëve është publikuar të hënën nga Agjencia Kosovare Kundër Korrupsionit.

Në krye të listës së pasanikëve të politikës qëndron lideri i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, i cili njëherësh është edhe zëvendëskryeministër, me 176 milionë euro pasuri, pastaj deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramiz Kelmendi, dhe njëherësh pronar i zinxhirit të hipermarketeve ETC me 56 milionë euro pasuri, deputeti i LDK-së, Hashim Deshishku, me 13 milionë euro pasuri, deputeti i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi, me pasuri të vlerësuar rreth 10 milionë euro etj. /Zëri/

Përgatiti: E.L

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›