E Diel, 1 Nëntor 2026

Hakmarrja primitive e drejtoreshësNga Sokol GjevoriDita e parë e shkollës mendohet të jetë ditë gëzimi për nxënësit dhe mësuesit, veç jo të gjithë e kanë këtë mundësi. Arsyet janë shumta. Për shembull, një mësuese mund të mos jetë e lumtur në këtë d

Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.

Hakmarrja primitive e drejtoreshësNga Sokol Gjevori

Dita e parë e shkollës mendohet të jetë ditë gëzimi për nxënësit dhe mësuesit, veç jo të gjithë e kanë këtë mundësi. Arsyet janë shumta.

Për shembull, një mësuese mund të mos jetë e lumtur në këtë ditë, sepse është transferuar diku, krejt në kundërshtim me Kodin e Punës dhe Kontratën Kolektive të mësuesve.

Në Elbasan, transferimi i mësueses së historisë, Lira Gjevori, nga shkolla e mesme e përgjithshme “Dhaskal Todri” në shkollën e mesme të përgjithshme “Mahir Domi” është një rast i tillë.

Dikush mund të mendojë se arsyet e transferimit mund të jenë të lidhura me përgatitjen profesionale të mësueses, por faktet flasin ndryshe.

Zonja Gjevori ka përfunduar me mesatare 8.7 shkollën e lartë dhe ka fituar titullin master në histori, pas studimeve të thelluara pasuniversitare (2-vjeçare) në Universitetin e Tiranës, me mesatare 9. Zotëron të mbrojtura dy gjuhë të huaja, frëngjisht dhe italisht. Për shkollat e Elbasanit mendoj është luks të kenë një mësuese me CV të tillë.

Zonja Gjevori ka marrë pjesë në mjaft seminare trajnuese dhe ka të fituara mjaft certifikata vlerësimi e kredite nga institucione si Instituti i Kurrikulave dhe Trajnimit, Save the Children, DAR Elbasan, CDE, World Vision etj.

Edhe dyshimi për ndoshta moskomunikim të mirë me stafin pedagogjik, nxënësit apo komunitetin e prindërve bie nga referencat e marra nga drejtoritë e shkollave ku kjo mësuese ka punuar. Sipas tyre, ajo ka pasur qëndrim korrekt dhe dinjitoz në marrëdhëniet në shkollë, si me stafin pedagogjik, nxënësit dhe komunitetin e prindërve.

Atëherë, përse transferohet?

Për këtë përgjigjja lidhet me vlerësimet korrekte që mësuese Lira Gjevori iu ka vënë nxënësve në orën e mësimit. Vlerësimi me notën 9 (nëntë) i djalit të drejtoreshës së DAR Elbasan, zonjës Mimoza Matraxhiu-Hado (e afërme e Fahri Balliut), në lëndën e historisë, e ka zemëruar drejtoreshën dhe kjo e shtyu të shkelë ligjet (Kodin e punës dhe kontratën kolektive). Zonja Gjevori u transferua dy ditë para fillimit të shkollës. Në muajin e 8 të shtatzënisë, asaj iu shtua rruga që duhet të bëjë me këmbë për të shkuar në punë. Për shkak të një hakmarrjeje primitive, tani rrezikohen shëndeti i nënës dhe fëmijës.

Arsimi në Elbasan tashmë është privatizuar dhe emri i pronarit dihet. Kriteret për të bërë karrierë në arsim apo për të lëvizur në një shkollë tjetër nuk mund të jenë më mesatarja e lartë, titulli master, gjuhët e huaja, kualifikimet e ndryshme apo botimet shkencore, por mesatarja e ulët, mundësisht shkollën e mesme ose të lartë me korrespondencë, të kesh një certifikatë gjuhe të huaj të blerë, paçka se nuk di as një fjalë, të zotërosh një dëshmi kompjuteri e të mos të dish as ta ndezësh atë, të jesh përmendur në anketimet e bëra me nxënësit nga DAR Elbasan e të rezultojë emri për mitmarrje dhe kurse private. Një mësues i tillë mund të bëhet dhe drejtor i Drejtorisë Arsimore. Për lëvizje të tilla të DAR Elbasan, kur ngurojnë të shprehen institucionet nga ku varet kjo drejtori, është me vend të shprehet drejtësia.

Fatkeqësisht, këto lloj veprimesh pritave do të vazhdojnë për aq kohë sa gjithsecili të kuptojë se mbi interesat personale dhe ambiciet e shfrenuara qëndrojnë respekti ndaj vlerave të njerëzve që punojnë, janë të aftë dhe të ndershëm. Deri atëherë qytetarëve korrektë u mbetet veç t’u nisin ndonjë e-mail gazetave, pa sigurinë se ata mund ta botojnë.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›