Sandri i mërzitur që nuk e ftoi Familja Berisha në iftarNga Antena brenda familjesSandri dje nuk e donte veten që ishte katolik. Argita me Shkëlzenin do shtronin iftar te “Xibraku” për Natë Kadri dhe Sandri nuk do ishte. Ishte hera e dytë që e humbte
Nëse dëshironi të lexoni edicionin online të gazetës në PDF klikoni këtu.
Sandri i mërzitur që nuk e ftoi Familja Berisha në iftarNga Antena brenda familjesSandri dje nuk e donte veten që ishte katolik. Argita me Shkëlzenin do shtronin iftar te “Xibraku” për Natë Kadri dhe Sandri nuk do ishte. Ishte hera e dytë që e humbte këtë rast. Herën e parë e humbi më 12 shtator. Fqinji i tij, Ylli Ndroqi, president i RTV Ora News, shtroi iftar më 12 shtator dhe ftoi po ashtu Liri Berishën, Argitën dhe Shkëlzenin. Kjo ia uli shumë autoritetin Sandrit në opinionin publik, pasi tani u bë dhe një botues tjetër që ka lidhje direkte me Familjen, madje vetëm me Familjen. Kjo ia shtoi shumë shqetësimin, po të kemi parasysh sherrin që ka pasur me fqinjin e tij që donte t’i zaptonte dhe rrugën në Kinostudio. Sikur nuk mjaftoi iftari i Ylli Ndroqit, kur dje qenkësh një iftar tjetër që e bënte Familja. As këtu nuk ishte i ftuar. Nuk dinte kë të pyeste se cila ishte mundësia që të shkonte aty. Pyeti njëherë Fevziun si familje me tradita myslimane.
- Nuk di gjë Sandër, - i tha. - Të parët e mi kanë pas dhënë tokë për namazgjah, d.m.th., që të luten për Bajram aty para parlamentit, po më tej nuk di gjë. Një herë që kam qenë te Mbreti i Arabisë Saudite me Lul Bashën, na ka ftuar Mbreti për iftar. U çudita mo burrë, se dhe ata njësoj si ne faleshin, përkuleshin dhe hiqnin këpucët. Dhe t’i shikoje këpucët, i kishin marka të mira, Bugatti shumica. U çudita shumë. Janë si ato këpucët që kam pas blerë unë njëherë në Zyrih, të kujtohet…?
- Lëre mor k… se s’të pyeta për këpucët, por për iftarin. Si t’ia bëj që të jem dhe unë atje?
- Nuk di ça të them Sandër, se unë kam refuzuar një ftesë të Emirit të Kuvajtit që më kishte ftuar për iftar. Më tha: “Po të dërgoj charter”-in. I thashë, kam punë, se po merrem me emisionin.
I dëshpëruar dhe prej Fevziut, iu drejtua Fahri Balliut. Ky duhet të jetë mysliman tamam, se është prej Elbasani, tha.
- Fahro, si je mo figurë? Ore, si i bëhet që unë të marr pjesë në një iftar, se ka iftar sonte Familja. Më tha doktori: “Shko, s’ka problem”, po unë dua të di si janë rregullat.
- A, s’mund të shkosh Sandër. Se kështu është kur nuk konsultoheni me mua, se s’më ftoni as në televizion. Shiko, ju keni një problem të madh, po duhet ta dini se një nga arsyet pse u ka rënë shikueshmëria është se ai Fevziu nuk më fton mua në “Opinion”…
- Po lëre mo atë k…, se të pyeta për iftarin, se më duhet të isha patjetër aty. A mund të bësh ti një iftar të ftosh këta të Familjes, të jem dhe unë nesër?
- Unë Sandër nuk bëj dot, se jam konvertuar në katolik. Kam që më 2004 që jam konvertuar…
- Qenke k…, po ç’deshe katolik ti?! S’më pyete mua njëherë. Ku ka katolik udhëheqës në këtë vend? Këtu ose ortodoks, ose mysliman duhet të jesh. Unë e quaj fatkeqësi që kam lind katolik, ti do me u bë katolik. Hajde k… hajde. Ti e pe që s’u bë asnjë ministër katolik. Kush të qas këtu po të jesh katolik?
- Sandër, e ke gabim. Është feja e të parëve tanë katolicizmi. Unë u pagëzova në Kishën e Velipojës. Por Fatos Nano, sapo e mori vesh që unë u pagëzova në Kishën e Velipojës, futi agjentë të Sigurimit të Shtetit dhe e nxorën priftin e Velipojës të korruptuar. Kështu e hoqën dhe më ngeli pagëzimi përgjysmë. Pastaj u ndërrua prifti dhe erdhi një tjetër. Ky ishte spiun Sigurimi. Shkova unë të ri-pagëzohesha, më tha: “Duhet me u zhveshë si të ka bërë nëna dhe të futesh në vaskë.” U zhvesha unë, më hodhi një sy dhe tha: “Jo, ti s’mund të pagëzohesh, se qenke bërë synet.” E kupton çfarë plehre?
- Ou, ti qenke k… fare. Unë kam hall si të bëhem mysliman, ti më tregon si nuk qenke bërë dot katolik. Lëre mor k…, mos trego që ke dash të kthehesh dhe bëjmë nesër një iftar dhe ftojmë doktorin, Shkëlzenin dhe Argitën. Këtë Lirinë s’po e ftojmë, meqë e ka ftu Ylli Ndroqi.
- Po mirë e bëjmë, - tha Fahriu, - se lejohet dhe si katolik të paguash një iftar. Ja, Jozefina ka dash ta bëjë një të madh nga inati i Bamirit dhe i Lirisë. Kështu që mund ta bëjmë dhe ne.
- Epo mirë figurë. Këtë shiko mos e bëjmë nesër t’ua dhjesim të gjithë këtyre. Se duhet me i mbajt afër këta të Familjes sidomos këto ditë. Ka qenë dhe ky gjyqi i Gërdecit dhe ata kanë humbë njeriun e tyre aty. Liria ka humbë kunatin, Shkëlzeni dhe Argita burrin e tezes. Mos shiko doktorin ti, se e ka të lehtë, se s’e ka njohur, por këta e kanë njohur dhe e kanë futur në punë, se u dhimbsej. Këta janë njerëz që bëjnë për njëri- tjetrin, se doktori nuk çan kokë. Kështu që iftari ua lehtëson dhimbjen dhe Ramazani ua lan mëkatet.
- Ne po e bëjmë një herë Sandër, po ajo punë e larjes është kurth, se dhe mua më thanë zhvishu të të fusim në vaskë se do lash mëkatet dhe më kapën synet. Po t’i zhveshësh këta që bëjnë si myslimanë, me siguri asnjë s’është bërë synet. Ja p.sh., ai Ylli Ndroqi mund të mos jetë bërë synet dhe ka mashtruar aty si mysliman që t’i gënjejë ata të Familjes.
- Lëre tani atë punë, se nuk e verifikojmë dot, po rëndësi ka që të dalim dhe ne në televizor me ata të Familjes, se po na bien shumë pikët dhe po na i merr gjithë punët ky i RTV Ora News.