Hakmarrjet e vona të futurizmit
(Revolucion - agjitacion, raft - baft - Draft)
Po ne po mësoheshim të bënim edhe pa ndihmë nga jashtë. Ne kishim leksikun tonë poetik, futurizmin tonë specifik, mbushur me diga, izolatorë, kasketa - kaskada, reaktorë - ekskavatorë, bonifikim - kanal - kanalizim, teletajp - kundërajror- kundërgaz, bulldozer -shofer, blindazh - sabotazh, mbledhje, plenum, turn, qeveri, turbina, radio, revolucion -agjitacion, fabrikë, yje furrnalte, autoblindë, kuintalë, atom, superfuqi… Fjalët madhështor, vigan, shndërrim, i jashtëzakonisht, le të mbeteshin kontribut i përbashkët mes nesh dhe futuristëve të fazës klasike. Le të ishte ndarë bota nga futurizmi. Le ta kish blasfemuar. Le ta kish harruar e lënë në shenjtninë e tij. Ne do mbeteshim përjetë besnikë, vazhdues të denjë të frymës dhe idealeve të futurizmit tonë artistiko-ideologjik!.. Mirëpo historia e Futurizmit shqiptar nuk është mbyllur me kaq. Në krye të tekstit përmendëm dy periudha. E nëse futuristët e parë, ata të viteve ’50-’70, u përkisnin futurizmit dhe falë Perëndisë një pjesë ishin e mbeten shkrimtarë, futuristët tanë të frontit 2 u përkasin viteve 2000 dhe janë gazetarë, opinionistë, komentatorë, kolumnistë e gjithfarë sa mund të krijojë si pasardhës lloji. Të parët vijuan futurizmin artistiko-ideologjik, ndërsa të dytët lëvrojnë me sukses futurizmin linguistik. Mbani vesh edhe konferencat e shtypit të zëdhënësve të molepsur prej këtij lloj futurizmi. Mbani vesh edhe ofiqarët e titullarët. Vërini veshin asaj që buron nga ekranet dhe altoparlantët e radiove. Dëgjoni drejtuesit e emisioneve. Pas tyre mësuesit dhe pas tyre fëmijët. Gjuha e tyre është shqip, por e futur si insektet në formalinë. Është një soj shqipeje futuristike, e gjitha në të ardhmen e (pa)dëshiruar apo thënë në futuristçen e thjeshtë fare. Do të doja të thosha... (ndërkohë që po thonë), Do të kisha dashur t’ju pyesja... (ndërkohë që atë po bën, po pyet), Do të desha t’ju komunikoj... (pikërisht atë po bën, komunikimin). Sa do të desha të mos isha i keqardhur, po t’ju isha mirënjohës dhe falënderues..., të gjithëve, pa dyshim, pa përjashtim, sidomos atyre që besojnë pa të keq se, me të tilla zhdërvjelltësi, diç i shtojnë shqipes
Arian LEKA
Këtu e njëqind vjet më parë, përmes një Manifesti sfidues dhe dhjetra të tjerëve që pasuan të parin, u shpall një nga lëvizjet më të rëndësishme artistike, por edhe shoqërore të shekullit XX - Futurizmi. Edhe sot e kësaj dite Futurizimi trajohet si i vetmi revolucion kulturor i mirëfilltë në kulturën perëndimore, me të cilin do të krijonin marrëdhënie shumë, për të mos thënë të gjitha, lëvizjet e tjera që kishin lidhje me artin dhe qëndrimin avangardë. Kjo frymë solli lëvizje, konceptim dhe emra të rinj në art, që nga F.T. Marinetti, A.Palazzeschi, V.Majakovski e V. Hljebnikov në letërsi; U. Boccioni e G. Balla në artin figurativ; F. B. Pratella e L. Russolo në muzikë, A. Sant’Elia në arkitekturë e shumë të tjerë, të cilët iu bashkëngjitën Futurizmit italian dhe atij rus, sidomos në vende si Hungaria me Hugo Scheiber dhe Bela Kadar apo Vorticizmi britanik, themeluar nga shkrimtari e polemisti Wyndham Lewis.
Mohim i pabazuar
Dekada e parë artistike e shekullit XX dhe vitet në prag të Luftës së Dytë Botërore, u mbushën me energji të reja, me optimizëm e vështim nga futurum, që zu fill me leximet në mbrëmjet futuriste, krijimi i aereopikturës, aereopoezisë, për të përfunduar tek aereoqeramika dhe kuzhina e së ardhmes.
Edhe pse i keqpërdorur nga ideologjitë, të djathta e të majta, deri te ndarja e tij në kampe të cilësuara “futurizmi i zi” (i Italisë) dhe “futurizmi i kuq” (i Rusisë), kontributi i Futurizmit mbetet i rëndësishëm, madje përkujtohet gjer sot, pas 100 vjetësh, kur Evropa ka shpallur me kalendar gjithëvjetor veprimtari në nder të futurizmit, sidomos në vende si Italia, Rusia, Francë, Çekia, Polonia, Sllovenia, Portugalia, Hungaria dhe Anglia, ku futurizmi la gjurmë.
Po Shqipëria? ǒne Shqipëria?!.. Futurizmi sikur nuk mbërriti gjer tek ne! Po të anashkalojmë faktin se një anonim shqiptar, në vitin 1905 i kushtoi një poezi në shqipe të vjetër Marinetti-t, dhe po të mos mësonim tash së fundi prej studiuesit italian Pierfranco Bruni, i cili tek Jeta Arbëreshe (prill, 2009) pohon se “Marinetti ishte i njohur dhe i dashur në Shqipëri para Manifestit Futurist, që prej vitit 1905, aq sa t’i kushtonin poezi të shkruara krejtësisht në gjuhën shqipe”, do ta kishim të lehtë të thoshim se nuk kemi të drejtë të përkujtojmë gjësend, pasi shqiptarët nuk i lidh kurrgjë me futurizmin. Do ish e lehtë gjithashtu të vetëfshikulloheshim mes spazmave sarkastike, duke thënë se shqiptarët nuk e patëm fatin të kenë futuristë, siç nuk patën fatin të kenë edhe ekspresionistë, simbolistë, dadadistë e surealistë. Futurizmi u ndal në Slloveni, do të thoshim, e nuk mundi të zbriste dot më poshtë!.. Por vetëm nihilistët mund të jenë kaq smirëzinj, sa ta thonë me gojën plot këtë. Futurizmi në Shqipëri jo vetëm ka qenë, por është shtruar këmbëkryq. Gjatë madje. Dhe ai, jo vetëm ka qenë i pranishëm, por ka njohur dy periudha e dy shfaqje. Vërtet ca vonë, diku nga fillimi i viteve ’50, po mbërriti ama. Kur na paska ndodhur kjo dhe cilat qenkëshin fazat?
Fazat në Shqipëri...
Dihet, çdo kohë sjell leksik të veçantë poetik, i cili mbërrin duke kundërshtuar paraardhësin. Për çdo brez leksiku poetik shërben si element diferencimi. Shpallen poetike ai grupim i veçantë fjalësh, të shndërruar në trope, të cilat marrin vlerë në sajë të aktualizimit dhe përdorimit të tyre në mënyrë të përveçme, duke shpallur kështu modelin poetik të breznisë.
Ardian Vehbiu vëren se ajo çka ishte poetike për bejtexhinjtë e shkollës beratase (orientalizmat, gjuha ornamentale), ishte apoetike për Naim Frashërin, për të cilin poetike qenë fjalët e pastra, burimore shqipe, shpesh të krijuara nga vetë ai. Për Fishtën leksik poetik ishte ai i këngëve popullore historike të Veriut; për Nolin fjalori poetik ishte rivlerësim dhe përdorim në kontekst të ri i orientalizmave; për Lasgushin e Asdrenin leksik poetik donte të thoshte fjalëkrijim i qëllimshëm i leksikur me mbiemra të panjyshëm apo prapashtesa përkëdhelëse të tipit mrekullimtar, fluturak, pikëlore. Ndërsa për poetët shqiptarë të harkut të fundviteve ’50 deri në vitet ’70, leksik poetik dhe modernitet donte të thoshte hyrje në teknologji dhe në erën e re të fjalëve. (Citim i perifrazuar nga Fraktalet e shqipes, Botime Çabej, fq., 190, Tiranë 2007).
Lexuesve shqiptarë të atyre moteve do t’u ketë mbetur në kokë ndonjë syth prej vjershave dhe prej poemave veçanërisht, dedikuar futurum-it, së ardhmes, zhvillimit teknologjik, triumfit të mekanikës, gjenialitetit të shpikjeve, kalimit nga kuajt e barrës epokën e lokomotivave me kuaj fuqi, rolit të intelektualit - njeriut që trondit skenën ideologjike dhe sociale të kohës, pozicionimit klasor, përdorimit të urdhëroreve dhe habitores, shpalljes së shpirtit kolektiv e frymës revolucionare që do ta shndërronte të vjetrën në të re, që do të ndikonte në triumfin e kësaj të fundit, të socializmit fitimtar të Shqipërisë futuristike. Si mund të mos i kujtojmë më ato poezi e poema shungulluese, me struktura të ngjashme me skelat, ato që na shpalosën për herë të parë para syve leksiun poetiko-teknik?
Ishte pikërisht kjo krijimtari që damkosi dhe bëri për turp pasqyrimin e hënës, ujrat e cemta, zanat dhe Dianat, duke u bërë ftesë zymbylave të mbinin në portë të kantierit dhe bilbilave të ktheheshin më vonë, kur ne të ishim ca më të lirë. Këto krijime poetike u vunë dërmën një herë e mirë fjalëve të lëpira të romantizmit, fjalëve të stisura epike e neologjizmave të zbrujtura rilindëse, për t’i zëvendësuar me fjalë të tjera, me dorën drejtuar nga e ardhjma futuriste.
Po ç’kish mbetur ende pa thënë nga futurum-i? Automobili? Shpejtësia? Era e re motorike? Drita? Avioni? Lëvizja dhe kthesat e forta? Këto fjalëkyçe të futurizmit klasik u tejkaluan. Do t’u shkruanim vërshëllimave të gomave, fenerëve të parë, shpërthimit, tymit, elektricitetit, telegrafit, telefonit, tregut, ekonomisë, forcës së turbos, dalldisë së hapësirës, shkëlqimit të hekurit e ujrave, vajrave në duar, mineraleve? Do të përdornim sërish fjalët madhështor, vigan, triumf, hov...? Të gjitha këto fjalë, aq të dashura dhe totemike për futuristët që nga Marinetti, Majakovski e Folgore, ishin shkruar e madje tashmë, pas gjysmë shekulli përdorim pa mëshirë, dukeshin të lodhura e të plakura.
Po ne po mësoheshim të bënim edhe pa ndihmë nga jashtë. Ne kishim leksikun tonë poetik, futurizmin tonë specifik, mbushur me diga, izolatorë, kasketa - kaskada, reaktorë - ekskavatorë, bonifikim - kanal - kanalizim, teletajp - kundërajror- kundërgaz, bulldozer -shofer, blindazh - sabotazh, mbledhje, plenum, turn, qeveri, turbina, radio, revolucion -agjitacion, fabrikë, yje furrnalte, autoblindë, kuintalë, atom, superfuqi… Fjalët madhështor, vigan, shndërrim, i jashtëzakonisht, le të mbeteshin kontribut i përbashkët mes nesh dhe futuristëve të fazës klasike. Le të ishte ndarë bota nga futurizmi. Le ta kish blasfemuar. Le ta kish harruar e lënë në shenjtninë e tij. Ne do mbeteshim përjetë besnikë, vazhdues të denjë të frymës dhe idealeve të futurizmit tonë artistiko-ideologjik!
Me pompë e zulmë...
Ngulin këmbë kot zërat që thonë se ajo mënyrë të shkruari ishte realizëm socialist me damkë, marrë si stampë nga (soc)realizmi sovjetik. E kanë fare kot edhe kritizerët apokaliptikë të asaj periudhe aq të begatë letrare.
Te ne nuk ka pasur kurrë socrealizëm.
Post-Futurizëm po, nga ai ka pasur. Kruajeni kujtesën, të nderuar lexues, të ngjashëm me ata që Baudelaire i quante hypocrite lecteur, mon semblable, mon frère dhe do të shihni se aty do gjeni metafora pluskuese, figura me duar e këmbë katallani, finale uverturash alla marziale, topose të “vërtetë e të gjallë” futuristë.
Dhe, ju lutem, pak më shumë mirënjohje për krijimtarinë e atyre viteve. Pak më shumë respekt për këtë ngjarje letrare. Pse të veçohemi sërish nga bota? Pse të mos e përkujtojmë dhe ne me pompë e zulmë? Përse të mos ndihemi edhe ne krenarë për futurizmin tonë krijues? E zëmë se e flakëm edhe këtë... ǒmbeti pastaj? Me se të mbahemi?..
Sërish tepër të zënë...
Mirëpo historia e Futurizmit shqiptar nuk është mbyllur me kaq. Në krye të tekstit përmendëm dy periudha. E nëse futuristët e parë, ata të viteve ’50-’70, u përkisnin futurizmit dhe falë Perëndisë një pjesë ishin e mbeten shkrimtarë, futuristët tanë të frontit 2 u përkasin viteve 2000 dhe janë gazetarë, opinionistë, komentatorë, kolumnistë e gjithfarë sa mund të krijojë si pasardhës lloji. Të parët vijuan futurizmin artistiko-ideologjik, ndërsa të dytët lëvrojnë me sukses futurizmin linguistik. Mbani vesh edhe konferencat e shtypit të zëdhënësve të molepsur prej këtij lloj futurizmi. Mbani vesh edhe ofiqarët e titullarët. Vërini veshin asaj që buron nga ekranet dhe altoparlantët e radiove. Dëgjoni drejtuesit e emisioneve. Pas tyre mësuesit dhe pas tyre fëmijët. Gjuha e tyre është shqip, por e futur si insektet në formalinë. Është një soj shqipeje futuristike, e gjitha në të ardhmen e (pa)dëshiruar apo thënë në futuristçen e thjeshtë fare. Do të doja të thosha... (ndërkohë që po thonë), Do të kisha dashur t’ju pyesja... (ndërkohë që atë po bën, po pyet), Do të desha t’ju komunikoj... (pikërisht atë po bën, komunikimin). Sa do të desha të mos isha i keqardhur, po t’ju isha mirënjohës dhe falënderues..., të gjithëve, pa dyshim, pa përjashtim, sidomos atyre që besojnë pa të keq se, me të tilla zhdërvjelltësi, diç i shtojnë shqipes.
Kur dëgjon, më shumë nga dëshpërimi sesa nga ndonjë arsye tjetër, të vjen të thuash me zë vargje nga një poemë futuriste e Majakovskit:
O Zoti im!...
Nëse e kam prej teje gjithë këtë vuajtje, perëndi
Vishe, pra, togën e gjykuesve!
Me sa duket nuk do kem fatin të jem purist a përkrahës i vonuar i verizmit, i zëvendësimit të çdo gjëje me shqipen (siç do t’i pëlqente Naimit), i ringjalljes së arabeskave (siç do t’i pëlqente Fan Nolit), i lakadredhave të fjalës (siç ua kish ënda Asdrenit e Lasgushit), apo i rikthimit në epikë (siç i pëlqente Gjergj Fishtës).
Por se nga kam dëgjuar se ekziston njëfarë sëmundjeje e rrezikshme me emrin ekolalí (echolalia), që të ysht të përsërisësh pavetëdijshëm vetëm atë që dëgjon. Por prapë nuk dua të besoj se këtë e sollën me vete djemat tanë, ata “huajt” e kthyer rishtas nga postekzili universitar.
Duhet të jetë ai, meraku i vjetër, ashku dhe nakari që kemi për futurizmin. Kjo gjuhë plastike, plasmasi e gipsi, si duket është blatimi ynë në të kremten e 100-vjetorit të futurizmit, që po kujtohet në të gjithë Europën. Dhuratë tjetër nuk kemi. Jemi sërish tepër të zënë.
Le të festojnë të tjerët. Ne jo.
Nuk kemi pse e bëjmë. Ne kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi futuristë... Shokë të Marinetti-t...
1 Qershor 2009