E Shtunë, 31 Tetor 2026

Klodian Duro, mirepret te rinjte ne kombetare

Nje prej lojtareve me stabel ne ekipin tone kombetar, Klodian Duro, gjate seancave te pare nen drejtimin e kroati, Josip Kuzhe dhe ne vigjilje te ndeshjes se 6 qershorit, kunder Portugalise deklaroi se me tutje ekipi do te jete me i forte. "Grupi me lojtaret qe jane aktualisht, eshte shume i forte", - theksoi Duro. "Jane disa lojtare te rinj, qe mendoj se nje dite do te perfaqesojne fanellen e ekipit kombetar, me dinjitet". Lojtari i Omonias, ne Qipro, para ndeshjes zyrtare me Portugaline deklaroi se ekipi synon qe te luaje nje ndeshje, premtuese para tifozeve te shumte qe do te jene ne stadium. "Ndonese rezultatet e fundit nuk kane qene ne lartesine e duhur, ne jemi optimiste se ndaj Portugalise do te zhvillojne nje ndeshje tjeter te madhe", - shprehet Duro. Me ardhjen e trajnerit te ri dhe me emrat e shumte qe jane aktualisht ne perberje te ekipit tone perfaqesues, Duro beson se shume shpejt kombetarja do te jete e forte dhe e gatshme per te konkurruar ne Evropianin e radhes. - "Besoj se trajneri do te kete kohen e duhur, per te perzgjedhur lojtaret e duhur, qe te forcohet ekipi ne eliminatoret e ardhshme. Te gjitha emrat qe sapo jane bashkuar me perfaqesuesen tone, jane nga me premtuesit", -perfundon Duro.

Lojtaret do te qendrojne deri me 10 qershor ne Durres, kur do te luhet edhe ndeshja e dyte miqesore, pas Portugalise. Kjo ndeshje eshte programuara qe trajneri te kete mundesi per te testuar lojtaret me te rinj, te thirrur posacerisht prej tij.

Presidenti i ri qe eshte rizgjedhur, pritet te veproje fuqishem ne merkato

Perez zgjidhet president i ri i Realit, ne listen e tij eshte edhe Kaka

"Manjati i ndertimeve ne Spanje, Florentino Perez eshte betuar si president i ri i Realit te Madridit, pasditen e djeshme, pasi mbeti kandidati i vetem", - theksonte ne nje deklarate zyrtare per shtyp, klubi madrilen. 62-vjecari kishte kohe qe lakohej si presidenti i radhes i Realit te Madridit. Perez e ngriti Realin e Madridit dhe e shnderroi ne klubin me te pasur ne bote, gjate kohes qe ai ishte president, ne vitet 2000 deri ne 2006. Nen mbreterimin e tij, Reali mori pseudonimin "Los Galacticos", duke fituar Premier Ligen dy here dhe Ligen e Kampioneve ne nje rast, me "yje" te futbollit boteror, si Zinedin Zidane, Ronaldo, Luis Figo dhe Devid Bekam. Ai zyrtarisht eshte paraqitur si kandidat te enjten, nen sloganin, "endrra po kthehet" dhe theksoi se do te ndertoje ekipin e do ta ndihmoje ate, qe te jete fitues ne te gjithe kompeticionet. "Ne do te ndertojme nje skuader spektakolare, me lojtare nga me te miret ne qarkullim. Ne duhet te kthehemi te forte dhe besoj se jemi ne gjendje qe te ndertojme nje skuader me mentalitet fituesi",- shtoi ai. Mediat saktesojne se Perez eshte gati qe te ftoje ne drejtimin e ekipit, trajnerin aktual te Vilarealit, Manuel Pelegrinin. Per sa u perket lojtareve, braziliani Kaka mbetet ne plan te pare, per presidentin e sapo zgjedhur ne drejtimin e klubit. Por spekulimet per merkaton shkojne edhe me larg, ku sipas medieve spanjolle, Kristiano Ronaldo, Ksavi Alonso i Liverpulit dhe Frenk Riberi i Bajernit te Mynihut do te jene pjese e projektit te madh, per presidentin e Realit te Madridit. Reali ishte nen drejtimin e presidentit Ramon Kalderon, qe u largua ne muajin janar. Rivali historik i Realit, Barcelona fitoi Ligen e Kampioneve, titullin ne Spanje dhe Kupen e Spanjes ne kete sezon. Perez theksoi se suksesi i Barcelones e ka motivuar edhe me shume ate, per te shenuar suksesin e radhes. "Nuk do t'i ve kufizime vetes sime, - theksoi ai, duke shtuar se- klubi ka nevoje per revolucion". Reali perfundoi sezonin te dielen me nje humbje 2-1, qe ia shkaktoi Osasuna.

Premtimi

Perez gjate muajve te fundit ka "ushqyer" mediat se do te jene ne perberje te ekipit te Realit, pasi ai te zgjidhej president, "yje" si Kaka, Ronaldo dhe tani tifozet jane ne pritje te permbushjes se premtimeve te tij.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›