E Diel, 1 Nëntor 2026

Anceloti, ne stolin e Celsit: Dua te fitoj "Champions League"

Ish-trajneri i Milanit, Karlo Anceloti eshte emeruar trajneri i ri i Celsit, duke nenshkruar nje kontrate 3-vjecare me klubin e Londres. 49- vjecari italian u largua duke lene kuqezinjte pas perfundimit te kampionatit, ne vendin e trete. Anceloti do te filloje pune zyrtarisht me 1 korrrik dhe do te zere vendin e Gus Hidinkut, qe perfundoi eksperiencen e shkurte ne stolin e bluve, me nje trofe te fituar, "FA Cup".

"Karlo ishte nje kandidat i jashtezakonshem per te nisur punen ne drejtimin e Celsit,"- shkruhej ne nje deklarate zyrtare publikuar nga klubi, gjate paradites se djeshme. "Ai ka provuar per nje kohe te gjate se eshte i zoti, qe te ndertoje ekipe dhe te jete fitimtar, duke fituar kompeticione te rendesishme edhe ne Evrope. Ai nuk mund te gjykohet vetem per nje sezon, por nga fillimi i punes se tij. Ai gjithashtu ka nje karriere te suksesshme ne Evrope dhe ne, shpresojme se do te sjelle te gjithe eksperiencen e nevojshme, tek klubi une". Anceloti, i cili nuk di shume mire anglisht, shpenzoi tete sezone me Milanin dhe u shnderrua ne "timonierin" e 5-te ne 21 muaj, qe ulet ne stolin e Celsit pas Murinjos, Grant, Skolarit dhe Hidinkut. Anceloti do te zyrtarizohet, pas nje takimi qe do te kete me presidentin e klubit londinez, Roman Abramovic. Sipas medieve angleze, Anceloti eshte zgjedhur, pasi ka personalitetin e duhur, per te rikthyer ne majat me te larte Celsin. Kur ai ra dakord qe te merrte ne dore drejtimin e Celsit, Anceloti thote se kishte menduar nivelin e larte te futbollit, ne Angli. "Me pare duhet te falenderoj ekipin e Milanit, kompanine dhe tifozet, per tete vitet qe kaluam se bashku. Mendoj se ishte momenti me i mire qe te largohesha dhe tani deshiroj qe te vazhdoj nje histori tjeter, tek Celsi," - theksoi ish-trajneri i Milanit. "Me pelqen Premier Liga, sepse ne te marrin pjese ekipe te medha, qe luajne futboll teper cilesor. Ndeshjet ne Angli jane edhe me taktike dhe lojtareve iu kerkohet shpejtesi e madhe, cka me pelqen shume. Ekipet mendojne qe te mbrohen mire dhe te sulmojne shpejt. Kam ndjekur Celsin, Liverpulin dhe Mancester Junajtid dhe e njoh shume mire futbollin anglez", - theksoi Anceloti.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›