E Shtunë, 31 Tetor 2026

Largimi i Ancelotit, lot tek lojtaret e Milanit

Administratori i klubit te Milanit, Adriano Galiani dhe nje pjese e mire e lojtareve te ekipit iu jane mbushur syte me lot, kur mesuan se trajneri Karlo Anceloti do te largohet per tek Celsi. Anceloti konfirmoi pas ndeshjes me Fiorentinen, se nuk do te jete me tutje trajneri i ekipit, duke i dhene fund tete viteve ne "San Siro" dhe njekohesisht ai eshte emeruar ne krye te Celsit. Emocionet ishin shume te larta per Milanin, ku edhe veterani i mbrojtjes, kapiteni Paolo Maldini luajti ndeshjen e tij te fundit me fanellen kuqezi. Galiani e pranoi se ndarja me Ancelotin ka qene disi e veshtire. "Mbi te gjitha e mbaj mend Gatuzon, qe ishte shume afer dhe ishte i lotuar. Permenda Gatuzon, por edhe te tjere gjithashtu kishin syte me lot", - theksoi Galiani. Ish lojtari i Milanit, Leonardo eshte piketuar menjehere, si pasuesi i Karlo Ancelotit. - "Nuk mendoj se ndonje klub tjeter qe i ka mbyllur marredheniet me nje trajner, kthehet dhe e kerkon serish ate. Nje nate me pare isha bashke me Karlon dhe Leonardon, per te ndertuar nje format te ri te skuadres."


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›