E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria e Elbasanit nis hetimin e ndeshjes, Shkumbini-Bylis

Ne fund te ketij edicioni jane leshuar akuza te renda nga drejtuesit e klubeve, se ishin paracaktuar rezultatet e ndeshjeve dhe Prokuroria e Elbasanit, ka nisur procedimin penal per ndeshjen, Shkumbini-Bylis. Prokuroria e Elbasanit i kerkoi dje klubit te Elbasanit qe te jape informacion e duhur, ne lidhje me trukimin e ndeshjes Shkumbini-Bylis. Ne shkresen derguar klubit te Elbasanit, Prokuroria shprehet se ka nisur procedimin penal, numer 586, nen akuzen "per percaktimin e rezultateve te garave sportive". Per te vertetuar akuzen ne fjale, Prokuroria kerkon fakte te tilla, si ne detaje te ndonje perfshirje te mundshme te trukimeve, ne qytetin ku eshte zhvilluar ndeshja e perfolur, Shkumbini- Bylis, me daten 16.5.2009 dhe se a disponohen pamje filmike per te vertetuar akuzat, ne cilen nga mediat, eshte leshuar deklarata e ish-presidentit te Shkumbinit, Xhavit Ismaili se kujt personi i eshte shprehur trajneri i Shkumbinit Gugash Magani per mosperfshirjen ne kete tolerim. Takimi Shkumbini-Bylis u zhvillua ne stadiumin "Ruzhdi Bizhuta" te Elbasanit dhe perfundoi ne rezultatin 0-2, per Bylisin. Ekipi i Elbasanit akuzoi Shkumbinin per shitje te ndeshjes, nderkohe qe para takimit, trajneri i Shkumbinit te Peqinit dha doreheqjen nga drejtimi.

Verdiktet

Elbasani, Lushnja, Bylisi dhe Partizani rane ne nje kategori me poshte, por nga pothuajse te gjithe drejtuesit e ketyre ekipeve, jane leshuar akuza te renda per shitje dhe fiksime te ndeshjeve, cka ka vene ne levizje prokurorine.

F.S.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›