E Diel, 1 Nëntor 2026

Halili, Elbasan: PS s’ka armiq, por përgjegjës për humbjet

Kreu i socialistëve të rrethit të Elbasanit, Astrit Halili, deklaroi dje se pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, janë duke vazhduar takimet për analizën post zgjedhore. “Qëllimi i këtyre takimeve post zgjedhore është nxjerrja e mësimeve nga ana e gabimeve, ose thënë troç, vënia e gishtit në plagë për ta kuruar dhe jo për të shpallur armiq brenda vetes”, u shpreh ai. I pyetur nëse do të ketë të përjashtuar nga PS pas konfliktit të krijuar në Cërrik, apo në njësi të tjera, ku u humbën zgjedhjet, Halili iu përgjigj se “mesazhi i përcjellë nga kreu i PS ishte për gjithpërfshirje, duke mos shpallur armiq brenda radhëve të partisë. Gjithësecilit PS do t’i shtrijë dorën e bashkëpunimit me objektivin e vetëm fitoren e zgjedhjeve të ardhshme, sepse vetëm të bashkuar do të mundim Berishën. Pra nuk bëhet fjalë për përjashtime, por për marrje përgjegjësish për çdo anëtar partie apo i zgjedhur nga forumet e saj dhe reflektim duke parë përpara”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›