E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkesa për pavlefshmëri, Kolegji vendos të mërkurën

TIRANË Kolegji Zgjedhor pritet të vendosë të mërkurën, për kërkesën e fundit të depozituar nga PS-ja, për të kundërshtuar vendimin e fundit të KQZ-së si antiligjor.

Duke ju referuar tabelës së rezultatit për kryetar Bashkie, socialistët janë shprehur se numri i fletëve të votimit të gjendura në kutinë e votimit duhet të jetë i barabartë me numrin e votuesve, por rezulton se në kuti janë 870 fletë votimi më shumë se votues. Së dyti, PS-ja pretendon se numri i fletëve të votimit të gjendura në kuti, në mënyrë absolute dhe në çdo rrethanë, duhet të jetë i barabartë me shumën e numrit të votave të vlefshme me votat e pavlefshme. PS thotë se janë 626 fletë votimi më shumë në kuti, se gjithë fletët e votimit që janë vlerësuar.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›