Halili: FSHF, informata tendencioze tek UEFA
Presidenti i Tiranës, Refik Halili, ka reaguar vetëm pak çaste pasi është lajmëruar për përfshirjen e Tiranës në "listën e zezë" të 7 ndeshjeve që UEFA po i heton për trukime në Kupat e Europës. Pasi konfirmoi se kryesia e klubit do të mblidhet sot për të diskutuar rreth kësaj çështje, ai këmbënguli se kampionët në fuqi nuk kanë lidhje me këto akuza. Edhe pse ndodhet në bankën e të akuzuarve, ai e ka pasuar "topin" te Federata Shqiptare e Futbollit. Halili ka akuzuar publikisht institucionin që drejton sportin më popullor në vend se i ka "servirur" UEFA-s informacione tendencioze, duke e kaluar çështjen në planin personal. "Do të jem gjithmonë i hapur për të folur rreth kësaj çështjeje. Sapo jam njoftuar nga shefi i klubit për këto akuza. Nesër (sot) do të mblidhemi si kryesi dhe menjëherë do të organizojmë një konferencë për shtyp. Por unë do të thosha që Tirana ka qenë absolutisht një model dhe do të qëndrojë gjithmonë e tillë", deklaroi njëshi i 24 herë kampionëve. "Them që më parë duhet mësuar me saktësi nga i ka marrë UEFA këto informacione, pasi ato janë dhënë në mënyrë paksa tendencioze nga Federata Shqiptare e Futbollit. E them këtë, pasi pak a shumë dihet tendenca që zyrtarët në këtë institucion nuk e kanë me ekipin e Tiranës, por vetëm me mua personalisht".
Më tej, ai ka folur rreth takimit Stabaek-Tirana, të luajtur më 21 korrik 2009 për turin e dytë eliminator në Champions. Në ndeshjen e zhvilluar në Norvegji, e cila akuzohet për manipulim, bardheblutë u mposhtën me shifrat 4-0. "Rreth kësaj që përflitet, unë jam plotësisht dakord që të presim përfundimin e hetimeve. Por, do t‘ju kujtoja të gjithëve që në ndeshjen e kthimit me Stabaek, pra ndeshja e cila akuzohet se është manipuluar, ekipi ynë ka luajtur me shumë mungesa, shtoi Halili. Unë personalisht nuk kam udhëtuar së bashku me skuadrën drejt Norvegjisë, por në atë ndeshje u aktivizuan lojtarë si Pashaj apo Hajdari, që gjatë kampionatit të shkuar nuk luajtën në asnjë ndeshje. Skuadra kishte shtatë mungesa, mes të cilëve Muka, Muzaka, Agolli, Toni Pezo, Memelli e disa të tjerë. Por, presim që hetimi të shkojë deri në fund, e nëse në përfundim do të ketë gjë për klubin e Tiranës, përgjegjësia bie vetëm mbi mua dhe mbi askënd tjetër". Drejtuesi më i lartë i klubit ka tentuar sërish të largojë vëmendjen nga vetja dhe nga Tirana, duke futur sërish në "valle" krerët e futbollit në vend. "A mendoj se ka njerëz të përfshirë? Meqenëse gjatë mbledhjes së mbajtur në Nion të Zvicrës, nga ku kanë dalë edhe këto dyshime, sekretari i përgjithshëm i UEFA-s ka folur për kompanitë e basteve, unë i bëj thirrje kujtdo, i cili ka mundësi të bëjë hapin e parë, që të mbyllë kompanitë e basteve. Di që ka njerëz që merren me futbollin dhe kanë kompani bastesh, persona që janë maja e këtij sporti në Shqipëri. Këtu flas për njerëz që drejtojnë futbollin, të cilët janë bashkëpronarë nëpër kompanitë e basteve. Kjo duhet verifikuar dhe le t‘i mbyllin kompanitë e basteve, meqenëse janë kaq të përfolura. Pika e parë është të shkojnë hetimet deri në fund. Por, jam i bindur që klubi i Tiranës është modeli i futbollit në vendin tonë dhe do të jetë gjithmonë kështu", përfundoi Refik Halili.