Muzeu Historik Kombëtar nuk do të jetë partiak
I sapoemëruar në krye të Muzeut Historik Kombëtar, Luan Malltezi e njeh problematikën e këtij institucioni. Historian dhe i pranishëm në grupet e punës që janë ngritur herë pas here për rikonceptimin e këtij muzeu, Malltezi shprehet se prioritet mbetet sërish ritrajtimi i historisë në Muzeun Kombëtar. Sipas tij, puna do të përqendrohet në forcimin e linjës historike aty ku është ndërprerë ose ku është e mangët. Kjo do të bëhet me grupe specialistësh e duke qëndruar larg çdo lloj politizimi.
Sapo jeni emëruar në krye të Muzeut Historik Kombëtar. A jeni njohur me gjendjen aktuale të këtij institucioni?
Ndonëse i sapoemëruar, unë e njoh institucionin dhe problemet kryesore të tij, që lidhen kryesisht me rikonstruksionin.
Disa nga pavijonet, si ai i gjenocidit apo etnografisë kanë mbetur pezull, si do veprohet në vazhdim?
Që prej vitit 1990 e deri më sot, Muzeu Historik Kombëtar ka nevojë të ritrajtojë historinë e Shqipërisë. Po të hedhësh një sy në linjën e sotme muzeore, periudha e Zogut pothuajse është e patrajtuar, po ashtu periudha pas vitit 1944, pavijoni i mëparshëm i gjenocidit sot nuk ekziston më, projektet për ngritjen e një pavijoni të historisë dhe kulturës së qytetit dhe fshatit po ashtu nuk kanë filluar të realizohen. Ne shpresojmë që me grupet e punës që kemi dhe me një mirëkuptim shumë të madh qytetar ta kthejmë muzeun në funksion të historisë, identitetit, luftës dhe përpjekjeve që ka bërë populli ynë. Duhet të largohemi nga politika dhe ta bëjmë çështje të historianëve e specialistëve.
Kjo do të thotë se do të ketë një rikonceptim tërësor të linjës muzeore?
Në historinë e çdo kombi, Muzeu Historik Kombëtar realizohet kur krijohen ekipe profesionistësh, kur ka zhvillim të shkencës dhe kulturës. Ngritja e muzeut tonë në vitin 1981 me ekipe historianësh të njohur, arkitektësh nga më të talentuarit, etnografësh dhe arkeologësh, ishte edhe është një arritje e madhe. Sigurisht që pas viteve ‘90, ashtu si edhe për institucione të tjera, doli problemi i politizimit të historisë. Në vazhdim ka pasur një përpjekje për ta depolitizuar. Unë gjykoj që në institucione të tilla qendrore, i cili nuk mund të jetë në asnjë rast muze partiak, zgjidhja arrihet kur titullari i këtij institucioni të punojë në ekipe pune për të dhënë zgjidhje të qëndrueshme, afatgjata në ndërtim të Muzeut Historik Kombëtar.
A ka filluar puna ndërkohë për ngritjen e grupeve të specialistëve?
Puna ka filluar, është bërë një mbledhje e personaliteteve të rëndësishme në fushën e shkencës e historisë shqiptare dhe përmes një diskutimi të përgjegjshëm e profesionist u arrit në përfundimin që Muzeu Historik Kombëtar të ruajë natyrën e tij. Në kuadrin e zhvillimit të sotëm, ky muze ka nevojë të ketë standarde europiane. I ndërtuar më 1981, godina ka nevojë për rinovime të mëdha, të cilat kërkojnë fonde financiare të ndjeshme.
Tashmë është prezantuar projekti spanjoll për ndërhyrjet në muze. A kanë vazhduar diskutimet?
Në kuadrin e projektit spanjoll kanë ardhur disa ekipe dhe janë bërë mbledhje ku është analizuar gjendja e përgjithshme. Por projekti spanjoll nuk mund t‘i mbulojë të gjitha problemet. Ne do mundohemi të vëmë kontakte dhe t‘u bëjmë thirrje gjithë shqiptarëve për të mbrojtur, ndihmuar dhe për të kuptuar natyrën e këtij institucioni.
Qëndrimet e mbajtura për periudha të caktuara të historisë shpesh kanë përplasur edhe vetë historianët. A mund të arrihet një mirëkuptim për sa i përket paraqitjes së tyre në muze?
Unë besoj se nëse do të punojmë me historianë të angazhuar për pasqyrimin e periudhave në Muzeun Historik Kombëtar, besoj se do ta gjejmë zgjidhjen. Në këtë shoqëri të politizuar, duhet së pari të kuptohet që ne synojmë një Muze Historik Kombëtar, ku të gjejnë historinë e tyre të gjitha shtresat e shoqërisë. Kjo besoj se i shmang të gjitha llojet e konflikteve. Ne do të forcojmë linjën historike aty ku është ndërprerë ose nuk ka gjetur vendin e duhur.
Më parë, ish-drejtori foli për një projekt të muzeut të gjenocidit, por jashtë Muzeut Kombëtar. Do të merret në shqyrtim kjo mundësi?
Ekziston një projekt që muzeu të ndërtohet në vendet ku këta njerëz kanë vuajtur periudhën më të rëndë të jetës. Por kjo nuk do të thotë që gjenocidi të mos jetë pjesë e Muzeut Historik Kombëtar. Mund të gjenden mënyra për të vepruar edhe me të persekutuarit, të afrohen e të japin zgjidhje duke i dhënë mbështetje edhe historianëve se si mendojnë të pasqyrojmë historinë e tyre, sikundër muzeu do të trajtojë gjithë zhvillimin historik, politik e kulturor deri në vitin e zhvillimeve demokratike.