E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halili: Tafaj, në dorë të kryesisë

 Leonard KarajDrejtuesit e Tiranës do të mblidhen sot për të vendosur për të ardhmen e trajnerit Alban Tafaji. Këtë e ka bërë të ditur presidenti i bardhebluve, Refik Halili, i cili ka thënë se për pozicionin e teknikut do të vendosë kryesia. "Nesër (sot) klubi do të mbledhë kryesinë e vet në një mbledhje të jashtëzakonshme, ku në të do të marrin pjesë edhe anëtarë të grupimeve të tifozëve të kësaj skuadre. Aty do të diskutohet jo vetëm për vendimet e Komisionit të Apelit, por edhe vazhdimësinë te Tirana, ku natyrisht do të përfshihet edhe Tafaj.", - ka pohuar Refik Halili.Problemi Ndonëse nuk pranohet haptazi, trajneri bardheblu është kthyer në një rebus në krye të kampionëve në fuqi. Ka shumë nga ata që mendojnë se ai duhet të largohet, ashtu sikundër edhe të tjerë që besojnë se Tafaj i ka të gjitha kartat në rregull për të drejtuar këtë skuadër edhe nga tribuna. Tirana duhet t'i bëjë mirë llogaritë tani sepse në lojë janë trofeu i Kupës dhe pjesëmarrja në kompeticionet evropiane. Dënimi Tafaj u dënua me 1 vit pezullim nga të gjitha aktivitetet futbollistike në vend nga Komisioni i Disiplinës në FSHF, pasi gjuajti me grusht futbollistin e Dinamos, Elis Bakajn. Edhe pas ankimit në Apel, ndaj trajnerit u la në fuqi vendimi i parë i Disiplinës. Por pas kësaj, pyetja e vetme është: a do të pranojë Tirana që të ketë në drejtim një trajner, që të gjitha ndeshjet do të jetë i detyruar t'i drejtojë nga tribuna, duke udhëzuar me telefon gjatë gjithë kohës zëvendësin e tij, Nevil Dede? Të paktën prej pasdites së djeshme kur u dha vendimi, askush më te Tirana nuk vë bast se Tafaj do të qëndrojë në krye të ekipit. Kandidatët Ditët e fundit është përfolur një rikthim i mundshëm i Mirel Josës në krye të kampionëve në fuqi, por sipas drejtuesve nuk ka pasur asnjë bisedë paraprake. Ndërkaq, nuk përjashtohet mundësia që Alban Tafaji të rikthehet në pozicionin e mëparshëm, atë të drejtorit teknik. Superliga/Java 20Sot      Gramozi-Dinamo    13:00Nesër     Skënderbeu-Teuta    13:00      Tirana-Vllaznia    14:00      Laçi-Shkumbini    14:00Të dielën    Flamurtari-Apolonia    14:00       Besa-Kastrioti    13:00Kategoria 1/ Java 17 Nesër, ora 14:00 Memaliaj-SkrapariGramshi-BilishtiPartizani-BylisKamza-BesëlidhjaBurreli-AdaLushnja-TurbinaElbasani-SopotiTë dielën, ora 14:00Pogradeci-Luftëtari

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›