E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama heq sloganin “Hap kutitë ose largohu”,Berisha: Në tryezë për të futur PS në Kuvend

 Aristir LumeziKreu i PS-së tha dje se nuk tërhiqet nga hapja e kutive. Në një takim me gazetarë të mediave televizive dhe atyre të shkruara, por dhe socialistëve të Tiranës, Rama në sallën e Akademisë së Arteve, lançoi nisjen e një aksioni të ri politik që shkon paralel dhe me përgatitjen e tryezës së dialogut. Kryetari i selisë rozë tha dje se do të zhvillojë në qytetet kryesore të vendit takime të hapura bashkëbisedimi me gazetarët, përmes së cilave do të njihen dhe socialistët e qytetarët me strategjinë dhe rrugën që do të ndjekë PS. Sa i gatshëm jeni të uleni në tryezë pa kushte, pa hapje të kutive?Këto janë dy gjëra të ndryshme. Ne nuk kemi vënë kusht hapjen e kutive për t’u ulur në tryezë, por do të ulemi në tryezë për të hapur kutitë.është ky udhëtim një mjet presioni ndaj maxhorancës për t’u ulur në tryezën e bisedimeve?Unë po flas për arsyet e protestës dhe jo për datën e demonstratës. Ne jemi në protestë edhe tani, ne jemi qysh ditën kur kemi vendosur të refuzojmë të marrim pjesë në një Parlament, i cili në këndvështrimin tonë duhet të legjitimoj vetveten, duke pasur kurajën të ushtrojë të drejtën e tij kushtetuese përmes vullnetit për të hetuar vetveten. Kështu që Arsyet e protestës janë të gjitha arsyet pse ne jemi në pozicionin që jemi sot, ku jemi prej kaq muajsh jashtë Parlamentit, të gjitha arsyet pse jemi dhe do të jemi në betejë, pavarësisht nëse do të ketë ose jo manifestim proteste në varësi nga dialogu dhe rezultati i tij, pikërisht për ta respektuar këtë dialog dhe për të mos krijuar asnjë ekuivok, apo për të mos ushqyer asnjë justifikim për palën që nuk është e interesuar ta zgjidh çështjen tonë. Ne nuk kemi shpallur datën e protestës, por nga ana tjetër nuk do të thotë që kur po përgatitet të zhvillohet dialogu, ne të mos përgatitemi intensivisht edhe për alternativën e dialogut, që është protesta. Unë e kam thënë, dhe të tjerë kolegë e kanë thënë, Sali Berisha nuk mund ta përdorë kohën për dialog si një kohë për të përgjumur opozitën.A do të ishte mirë që këto të gjitha që po tregoni, të thuheshin në Kuvend?Ajo që dua të them, është se nuk ka asgjë më serioze se beteja për një liri, si liria e votës. Më lejoni t’u shpjegoj pse hyrja në Parlament, jo vetëm nuk do të krijonte kushtet për ta fituar këtë betejë, dhe me fitore të betejës nuk kuptoj rrëzimin në tavolinë të Qeverisë dhe as rishpërndarjen në tavolinë të mandateve, por kuptoj fundin e një historie zgjedhjesh 20- vjeçare, të zgjedhjeve të kontestuara e të deformuara. Rolet kush do qëndrojë në pozitë apo kush do të qëndrojë në opozitë i përcakton publiku përmes votës. Mos hyrja në Kuvend, është refuzimi për ta mbyllur kapitullin e deformimit të fundit elektoral dhe kapitullin e deformimeve 20-vjeçare. Hyrja në Parlament do të ishte krejt e kundërta, thjesht dhe vetëm mbyllja e syve përpara asaj që ndodhi dhe pastaj shkuarja symbyllur në një tjetër masakër elektorale, me po ato fenomene dhe ndoshta me ndryshimin që shumëkush këtë radhë besoi te vota e lirë, nuk do të besoj më të vota e lirë. Në demokraci është Parlamenti, vendi ku vendosen gjërat. Po, por në një demokraci funksionale. Një demokraci që nuk funksionon, nuk mund të ketë një Parlament që funksionon. Dhe rifunksionimi i Parlamentit vendoset jo nga shfaqja pa spektator, por nga vullneti i palëve, për të rivendosur kriterin themelor, lirinë dhe paprekshmërinë e votës.Folët për bojkotin e PS-së, por janë edhe pesë deputetë që kritikojmë këtë qëndrim, çfarë do ndodhë me ta?Për vetë faktin që janë të rinj akoma besoj se nuk është e nevojshme që ju duhet të shqetësoheni për ata. çdo njëri, aq më tepër në moshën kur është i përgjegjshëm, përpara shoqërisë e ka në dorë veten e vet.Ata janë mandate të PS..?Mandatet e PS nuk digjen, kjo është një telenovelë që zhvillohet në disa linja, një nga këto është ajo e mandateve, jo unë e djeg ai s’ma djeg. Nuk digjen mandatet e PS dhe kjo është një gjë që e kam thënë qysh në krye të herës. Të gjithë kolegët jo aq të vjetër, por edhe me të rinj, e kanë thënë që është e kotë. Sali Berisha bashkë me Fatosin, me Ilirin nuk diskutohet mund ta dëshirojnë shumë që kur të festojmë në 7 mars festën e mësuesit, ata të nxjerrin grepat nga pjesa e turbullt në fund të listave për të gërryer deputetë që t’i çojnë në Parlament, që të betohen për Evropën dhe integrimin, e për ta lënë opozitën jashtë. Por është një dëshirë që nuk ua plotësojmë dot.Ju thoni të hapen kutitë, Berisha tha se nuk hapen?është njësoj si të themi të zgjedhësh midis lirisë dhe mungesës së saj. Ka një pikë të mesme që të mos jesh i lirë, por prapë të jesh i lirë, të mungojë liria, por prapë të jesh i lirë?! Nuk ka të mesme në këtë për disa arsye; E para, sepse nuk mund të ketë hetim të zgjedhjeve pa parë se çfarë ndodh në kuti dhe vetë monitorët ndërkombëtarë kanë përcaktuar në një fjali të vetme objektin e hetimit, që një e treta e numërimit është bërë dhe keq, shumë keq. çfarë ndodh nëse hapen kutitë?Mjafton një komision hetimor parlamentar me objekt hetimi të pakufizuar, ku përfshihet edhe hapja e kutive, dhe ne shkojmë në Parlament, ulemi për të vazhduar të qëndrojnë aty deri kur t’i jepet fjala popullit për të gjykuar nëse rolet në shfaqjen demokratike duhet të mbeten po ato apo duhet të ndryshojë.Nëse kutitë hapen dhe PS do të rezultojë humbëse, do të largoheni nga drejtimi i kësaj force politike?E thashë, e përsërita, hetimi nuk ka qëllim ndryshimin e rezultatit, por unë jam kryetar i rizgjedhur i PS, pasi dhashë dorëheqjen dhe në rast se rikandidova duke i kërkuar socialistëve në të gjithë Shqipërinë të gjykojnë idenë time, ishte vetëm sepse unë për asnjë moment nuk kam dyshuar që PS i ka fituar zgjedhjet, edhe pse nuk është zgjedhur. Në rast se unë do të kisha dyshuar qoftë edhe një moment të vetëm që ishte vota e shqiptarëve që kishte refuzuar projektin tonë politik, dorëheqja ime do të ishte pa kthim. Ndërkohë që rizgjedhja ime është bërë me një propozim të thjeshtë, dua votën tuaj për të çuar deri në fund një betejë për liri dhe demokraci në këtë vend, duke bojkotuar Parlamentin.PS ndryshon slogan, jo më “Hap kutitë ose largohu”“Shqipëria në krizë, arsyet e protestës” është slogani i ri i veprimeve opozitare nga dje. Në këtë mënyrë selia rozë është tërhequr nga qëndrimi radikal që kërkonte largimin e Qeverisë nëse nuk hapen kutitë. Në qendër të turit të ri në qytetet kryesore të vendit, kësaj radhe nuk do të jetë protesta, por bashkëbisedimi me qytetarët përmes tryezave me gazetarë. Ky qëndrim vjen në momentin kur Presidenti Topi ka nisur lëvizjet e tij për të bërë të mundur një tryezë mes Ramës dhe Berishës, por dhe në pritje të përfaqësueseve të lartë të Këshillit të Evropës, të cilët do të vendosen në krah të Presidentit. Takimi i djeshëm, sipas kreut të PS-së, do të jetë nisja e një turi i cili do t’i sqarojë qytetarëve krizën e gjithanshme ku ndodhet vendi dhe arsyet pse opozita mund të shkojë në protesta nëse nuk gjendet asnjë zgjidhje në tryezën e dialogut. Që nga nisja e bojkotit, opozita ka kaluar përmes disa sloganeve që kanë treguar dhe karakterin e protestave. Protestat e para nisën me sloganin “Ku është vota ime”, “Dua të shoh votën time”, për të vazhduar me “Hap kutitë ose largohu”, slogan që u vendos në turin e dytë të protestave, që PS organizoi në bashkitë kryesore të vendit. Berisha: Tryeza, përgjegjësi e TopitELONA MEçOKryeministri Sali Berisha thotë se në tryezën e bisedimeve të organizuar nga Presidenti do të shkojë me propozimin për të vënë në zbatim rekomandimet e Këshillit të Evropës. I pyetur gjatë një interviste në “Top Channel” se si do të shkojë kjo tryezë, kreu i Qeverisë thotë se përgjegjësia i takon kreut të shtetit. Zoti Kryeministër, Presidenti sapo ka lëshuar një deklaratë, të parën, që kur është miratuar rezoluta e Këshillit të Evropës, ku mirëpret gatishmërinë tuaj dhe të zotit Edi Rama për të dialoguar në një tryezë të përbashkët për zgjidhjen e krizës politike. Ajo që bie në sy është se ju të tre po komunikoni nëpërmjet medias dhe media duket se është bërë si një lloj Parlamenti. A është normale kjo?Së pari, më duhet të them se po vij nga një takim dhe deklaratën nuk e kam lexuar. Së dyti, unë nuk besoj se ti ke të gjithë informacionin se ne po komunikojmë vetëm nëpërmjet mediave. Unë kam dhe një informacion tjetër; se nuk është komunikimi vetëm me media, të paktën ai trepalëshi. është edhe me media, por unë jam njeri që ruaj komunikimin plotësisht, me çdo njeri. Nuk kam pasur komunikimin direkt me kreun e shtetit, por ruaj komunikimin me të gjithë faktorët, përfshirë atë.Zoti Kryeministër, dje, keni thënë se një tryezë e vlefshme do të ishte një tryezë e përgatitur mirë. Sot, zoti Topi ka lënë të kuptohet se do ta përgatisë mirë këtë tryezë. Do t’ju kontaktojë ju, do të kontaktojë zotin Rama, për të krijuar temat e bisedimeve. Në fakt, çfarë do të ishte e vlefshme për tryezën? Cilat mund të ishin temat që do të negociohen?Unë mendoj se këtë pyetje duhet t’ia shtroni atij që thërret tryezën. Ai është njeriu që duhet të paraqesë axhendën. Por është e qartë si kristali, se temë është hyrja e opozitës në Parlament. Sot, ekziston një dokument shumë solid për Qeverinë dhe për opozitën. Kjo është rezoluta e Këshillit të Evropës. Kjo rezolutë, në arsyetimin tim, përbën bazën më solide ligjore, për të cilën jam dakord pikë për pikë. Në tërësinë tyre, kam konstatuar se zoti Rama dhe eksponentë të tjerë rreth tij shprehen shumë të entuziazmuar nga rezoluta. Atëherë, nëse është i sinqertë entuziazmi, e them me seriozitetin më të madh, rezoluta përbën bazë plotësisht të pranueshme. Unë nuk kam asnjë rezervë për asnjë nen të saj. Pra, rezoluta përbën bazë të shkëlqyer.A e keni imagjinuar gjatë këtyre ditëve sesi do të shkojë tryeza tek Presidenti?Nuk më përket mua. Mua më përket të jem i sinqertë, i hapur, dhe të jap kontributin tim në tryezë. Sesi do të shkojë, i përket atij që përgatit tryezën. Kjo është përgjegjësia e atij që përgatit tryezën. Unë shkoj me një set propozimesh, që i kam bërë publike dhe që absolutisht janë shumë të arsyeshme. Unë shkoj me frymën për t’iu përgjigjur pikë për pikë kërkesave të rezolutës së Këshillit të Evropës. Socialistët e kanë ngritur në qiell rezolutën dhe unë i ftoj të ulemi dhe, meqë nuk kemi kundërshtime, ta mishërojmë atë, ta shndërrojmë në realitet. Zoti Berisha, shpresoj të mos gaboj, por nga intonacioni juaj, duket një pakënaqësi ndaj Presidentit të Republikës? Kohë më parë, gjatë fushatës elektorale, zëra nga Partia Demokratike e kanë akuzuar zotin Topi se ka punuar kundra jush. A keni besim te Presidenti Topi? Tani, unë po takohem me Edi Ramën. Kot ma bën këtë pyetje. Unë po takohem me Edi Ramën, ato të tjerat pastaj janë dytësore. Unë po shkoj të takoj Edi Ramën. çfarë mund të them? Të them që nuk do të takoj zotin Bamir Topi? Jo, unë nuk e them atë.Por a keni besim te Presidenti?Edhe një herë, unë po takoj zotin Rama dhe unë nuk mund të kem qëndrim tjetër, përveçse takimit.Zoti Berisha, gjatë këtyre ditëve, por edhe me përpara, ju jeni takuar shpeshherë me ambasadorët. A e kuptojnë ambasadorët e Bashkimit Evropian apo Ambasadori amerikan situatën aktuale? çfarë i kërkojnë ata Qeverisë?Unë mund t’u them një gjë: se nuk ka ambasador, nuk ka personalitet, nuk ka deputet, nuk ka njeri, që, gjer sot, në zyrën time të më ketë paraqitur kërkesë për hapje kutish. Ua them këtë me përgjegjësinë më të plotë. Diskutimet me ambasadorët janë nga më të shumëllojshmet. Janë për çështje të ndryshme. është normale që mediat të bëjnë interpretimet e tyre, por nuk do të thotë se janë të drejta. Por, për të parën mund t’ua them me garanci të plotë.Jeni dakord që çështja të zgjidhet me zgjedhje të parakohshme?Më kape pak si befas, jo për përgjigjen, por për të të thënë numrin e saktë të ditëve deri me datën 28 qershor 2013. Tani, beje vetë llogarinë, ajo do të jetë. Mund të jetë një javë më përpara se varet nga e diela, por e diela e fundit e qershorit 2013 do të jetë data e zgjedhjeve. Siç e shikon, kjo maxhorancë po funksionon me një shpejtësi, me një dinamizëm, me një eficencë të pashoqë. Atëherë?! Kjo nuk mund të diskutohet!Keni një mesazh për Presidentin Topi, deri më datë 22 shkurt? Unë mendoj se ato që kam pasur, i deklarova këtu, i deklarova edhe dje. Unë nuk jam njeri që komunikoj me media me të tjerët. Unë përdor të gjitha kanalet. Jam njeri i apasionuar pas komunikimit.Edhe me zotin Rama?Me zotin Rama? Me media? Po me të komunikoj pa media unë. E kam ligj çështjen e komunikimit, se nuk shkon kurrë që njeriu të mos komunikojë me kundërshtarin. Kundërshtari është kundërshtar. Je i detyruar ta respektosh ashtu siç është. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›