E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halili Tirana do te dije te kthehet tek titulli kete sezon

Pavarësisht se dora e tij nuk qëlloi me fat për bardheblutë në shortin e Superkupës, sërish presidenti nuk shqetësohet dhe është optimist kur hedh vështrimin nga e ardhmja.

Refik Halili beson se kjo Tiranë do të jetë më në fund e ndryshme nga ajo e dy sezoneve të fundit, ku titulli kampion nuk mund të mos synohet.
Gjithsesi, Superkupa që do të luhet në Korçë përballë Skënderbeut më 18 gusht, do të kërkohet të fitohet.

Tifozët nuk janë shumë të kënaqur që do të shkojnë deri në Korçë më 18 gusht, por Halili bën thirrje për durim se ditët e mira do të vijnë.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›