E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tërbuni interesohet për Endri Dalipin

Nga ERJON SALIU

Presidenti i skuadrës së Tërbunit, Petrit Syla, vazhdon që të interesohet për lojtarë cilsorë të cilët kanë luajtur në kategorinë e parë dhe atë superiore. Krahas të tjerëve, një tjetër lojtarë cilësorë është vën në listën e merkatos së presidentit të pukjanëve Syla. Fjala është për mesfushorin me tiprae sulmuese, elbasanasin Endri dalipi.

Syla ka shfaqur dëshirën që ta ketë në ekip Dalipin, madje ka gati edhe ofertën e majme për lojtarëin. Këtë e kanë pohuar për Sportin shqiptar burime të sigurta pranë presidentit të skuadrës pukjane.

Afrimi i Endri Dalipit do të ishte një gopditje e madhe për skuadrën pukjanë që ka nisur përgatitjet prej një muaji e gjysmë nën drejtimin e trajnerit Dali Farruku. Deri më tani janë zyrtarizuar si pjesë e pukjanëve disa lojtarë që kanë luajtur vjet në kategorinë e dytë dhe të parë.

Miqësorja Skuadra e Tërbunit ka zhvilluar edhe një ndeshje miqësore në kuadër të përgatitjeve. Kundërshtari i saj i radhës  ka qenë ekipi i Turbinës së Cërrikut që militon në kategorinë e dytë dhe ka gjasa që të dyja skuadrat të ndeshen edhe në kampionat.

Pukjanët jo vetëm që e kanë dominuar totalisht ndeshjen, por kanë fituar me rezultatin 3-1. Ka spikatur forma e mirë e sulmuesit afrikan Çarls Udeke, por edhe e Çobës.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›