Trajneri i ri i Argjentines ben prezantimin zyrtar
Hija e lënë pas nga Diego Maradona mund të jetë e gjatë, por Alehandro Sabeja është trajneri i ri i Argjentinës, jo pas largimit të legjendës, por të trajnerit të fundit, Batista. Eleminimi në çerekfinale të Kupës së Amerikës bëri që Federata argjentinase të ndryshojë timonier dhe Sabeja bëri prezantimin zyrtar në një detyrë që e quajti si një kulm karriere.
“Ne jemi një grup pune i bashkuar. Ne jemi trajnerë dhe ëndrrat kanë ardhur radhazi, të drejtojmë një skuadër të kategorisë së parë, të drejtojmë skuadrën e Argjentinës. Në këtë profesion, kjo është arritja e zenithit, është një nder”, thotë Sabeja.
Ish-ndihmësi i Daniel Pasarelës në botërorin e vitit 1998, tashmë ka si detyrë të sigurojë sukses në një botëror tjetër atë të vitit 2014 në Brazil.
“Kjo është një punë ku gjithnjë punohet në mënyrë afatshkurtër, por edhe afatmesme dhe afatgjatë. Si fillim flitet për Kupën e Botës, por së pari ne duhet të kualifikohemi për atje. Në këtë kuptim, duhet të shikojmë moshën e lojtarëve dhe eleminatoret e ardhshme do të na japin mundësinë që të shkojmë në botëror. Për këtë duhet përvojë, personalitet, duhet pak nga të gjitha, apo jo?”, thotë Sabeja.
Sabeja 56-vjeçar është i 4-ti trajner në krye të Argjentinës në 5 vitet e fundit.