E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zhirkov kthehet në Rusi te Anzhi

Nga Express më 07 gusht 2011 në ora 17:01

Reprezentuesi rus, Yuri Zhirkov u kthye në vendlindjen e tij pas transferimit nga Chelsea në Anzhi Makhachkala.

27 vjeçari përfundoi aventurën e tij dyvjeçare në Stamford Bridge, ku dështoi të zë vend në formacionin bazë.

Mesfushori i majtë iu bashkua Anzhit në transferim me vlerë prej 15 milionë eurosh.

“Jam shumë i lumtur që kam ardhur këtu dhe shpresoj të kem rastin të debutoj në ndeshjen e ardhshme të Anzhit”, tha Zhirkov për ueb faqen zyrtare të klubit pasi nënshkroi kontratë katërvjeçare.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›