E Shtunë, 31 Tetor 2026

Halili, "bosi" i Tiranës edhe për një sezon

"Bosi" i Tiranës edhe për një sezon do të jetë Refik Halili. Ky ka qenë verdikti i mbledhjes së djeshme të donatorëve dhe klubit bardheblu, ku nuk munguan debatet dhe tensionit. Donatorët Papuli, Ngjela, Nuri, të cilët me mungesat e tyre, bënë të dështonin dy mbledhjet e para, kanë injoruar edhe mbledhjen e tretë (të djeshmen), ku u paraqit vetëm Halili. Ky ishte edhe fatit i fundit ndaj pjesëmarrësit, shefi i klubit Rauf Dimraj, donatori Halili, drejtori teknik, Alban Tafaj dhe anëtari i kryesisë, Riza Icka, vendosën që drejtimi i klubit edhe për sezonin 2009-2010 t‘i besohet sërish Halilit me të njëjtën formulë si ajo e sezonit të sapombyllur. Në 2008-20098 klubi u drejtua nga Halili, i cili mbuloi i vetëm 80% të parave dhe vetëm 20& ishin kontributi i donatores Shefikat Ngjela. Ndërsa për të plotësuar shumën e 1 miliardë lekëve të tjetra të nevojshme për menaxhimin cilësor të skuadrës në një sezon të tërë, Bashkia e Tiranës jep 200 milionë lekë të vjetra. Që nga dita e sotme, kryedonatori Halili do të nisë procedurat e zyrtarizmit të këtij vendimi, kur do të paraqitet në klub për të dërguar shkresat me anekskontratat e lojtarëve, të cilat duhet të firmosen dhe nga klubi. "Falënderoj zotin Halili për vullnetin që po tregon dhe për kontributin e tij ndaj klubit. I kërkova të më sjellë shkresat për nisjen e bërjes së kontratave të reja, për të nisur kështu punën. Më vjen keq që pjesa tjetër e donatorëve nuk ishin të pranishëm dhe është fatkeqësi që në vend që të masivizojmë sponsorizimin, ne nuk bëjmë dot bashkë sponsorët që kemi", tha Dimraj në fund të mbledhjes. "Do ishte mirë të ishim të gjithë bashkë, deri në momentin kur klubi të shndërrohej në sh.a. nënvizoi Halili. Gjithsesi, kolegët e mi nuk erdhën dhe kjo nuk është hera e parë. Nëse ata vendosin e vijnë, atëherë dera është e hapur, jam dakord, por ka kushte, që rrjedhin nga marrëveshjet dhe që duhen zbatuar. Ka një kufi në lidhje me veprimet e tyre, pasi ashtu siç i zbatoj unë rregullat, duhet t‘i zbatojnë edhe ata. Si mund të jesh donator i Tiranës kur nuk derdh asnjë lek në arkën e klubit. Duhet të paguash që të quhesh sponsor. Gjithsesi, ju garantoj se do të bëj një skuadër surprizë", premtoi në fund Halili.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›