Prijësit tanë të gjorë
Politika shqiptare e të gjitha kohërave, qoftë ajo e oborrit mbretëror apo e bllokut komunist, si dhe kjo e sotmja e shesheve të demokracisë, pavarësisht nga doza, lëngon nga e njëjta sëmundje: pompimi i NJE-shit, fetishizimi i tij. Prijësit i jepen të gjitha sot, për të mos i lënë asgjë nesër. Në këtë paradoks shkëlqejnë dhe veniten, fryhen dhe shfryhen, mitizohen dhe banalizohen, prijësit tanë të gjorë, që adhurohen e poshtërohen me të njëjtin entuziazëm. Është e vërtetë që ata sjellin viktima, por pa u shkuar asnjëherë ndërmend se edhe vetë kanë fatin e viktimës. Viktimë e kujt? E oborrtarëve të tyre. Kësisoj, oborrtarët mbeten e vetmja forcë reale, që nuk shter kurrë dhe që në të gjitha kohërat mbetet e pandëshkueshme, e njëherësh e shpërblyer.
Ja ç‘thotë Konica për këtë soj kusarësh lepe-peqe: "Në një shtet të ri, të çarë nga partitë dhe nga interesat vetjake, ministra dhe politikanë janë ngritur dhe kanë rënë, janë dukur dhe zhdukur... por një grusht njerëzish në Shqipëri kanë mundur të mbajnë dhe të shtojnë rrogat e tyre, e të rrinë të patundur në mes të fortunave. Guximi dhe paturpësia e tyre zunë vendin e diturisë, serviliteti ndaj eprorëve zuri vendin e shërbimeve të kombit". Më qartë nuk ke ku e gjen. Por kush e ka dëgjuar se!!! Ky grusht njerëzish shtrojnë bankete për nder të udhëheqjes, bëjnë dollibashin, hakërrehen gjithandej po t‘u prekësh liderin, sponsorizojnë aktivitete politike me një hare të paparë, lumturohen kur i favorizojnë në tendera etj. Siç mbajnë nën kontroll jetën e prijësit, spastrojnë radhët nga të padëshirueshmit. Ata i bëjnë të gjitha dhe nuk përgjigjen për asgjë. Është folur vërtet për Baba Tomorin si fron perëndish, por ky fron nuk i ka joshur dhe aq shqiptarët sa froni i Mbretit Zog, apo karriget e sotme të shtetit. Si Zogu i Parë dhe Sekretari i Parë ua bën të qartë të gjithëve se froni ishte i tyre dhe të mos i shkonte në mend askujt të hipte aty. Kështu që, me dhunë u mënjanua lufta për fron, por lufta për karriget mori dimensione shkatërrimtare. Kjo luftë vazhdon dhe sot e kësaj dite. Më thoni, cili tenton t‘i zërë vendin Sali Berishës? Askush nuk pipëtin. Dhe kur dikush ngacmohet nga ndonjë gazetar, si një zëvendësues i mundshëm i tij, të gjithë njësoj përgjigjen: "Nuk është e nevojshme, e kemi të parin tonë, burrë shteti, udhëheqës historik". Ama nuk lënë gur pa lëvizur për të kapur karriget e shtetit.
Kështu, i gjithëpushtetshmi, i mësuar me përuljen e të gjithëve, arrin t‘i mbushë mendjen vetes: "Meqë jam unë, nuk lind më nevoja për të tjerët". Dhe për ta shtrirë pushtetin deri poshtë, ndjek parimin e matiushkës ruse, që e lë veten në formate edhe më të vogla. Nëse dikush del nga formati, shpallet i padëshirueshëm, shënohet për t‘u eliminuar. Ja pse NJE-shat imitohen: në gjeste, sjellje, citohen vend a pa vend, me ‘rroftë‘ e ‘qoftë‘, sepse duke parë shëmbëlltyrën e tyre të zvogëluar te tjetri, ata ndihen të garantuar në ushtrimin e pushtetit vetjak. Pra, gjithkënd e duan si vazhdim të vetes dhe jo si plotësim të tyre. Sëmuren aq shumë në vlerësimin e vetes, sa çdo sjellje të shëndetshme, në dobinë e tyre, e marrin për armiqësi. Ata mund të lëndojnë cilindo, por mjerë kush i prek.
Kur dëgjoj nëpër mitingjet elektorale të thërrasin "Edi! Edi!", nuk di pse më kujtohen thirrjet e dikurshme për Eduard Selamin, i cili, fill pas brohorimave, ia mbathi për në Amerikë. Tani ka dalë një Edi tjetër, nga krahu kundërshtar. Për të mos i kujtuar Edin e parë, Berisha e thërret Edvin. Ndaj i është turrur si e si ta degdisë. Dhe e gjitha kjo ndodh se rregulli i NJE-shit e do, që ai të jetë i parë vendi. Por, më shumë nga ai vetë, janë të tjerët që e nxisin këtë gjë. Sepse vjen një ditë, kur NJE-shit i duhet të përgjigjet dhe për dëmet e të tjerëve. Vjen një ditë kur ai duhet të paguajë për të gjithë. Për ta kuptuar më mirë këtë që themi, nuk po i referohemi së shkuarës komuniste, le të marrim Berishën se si iu larguan më ‘97-ën dhe si iu afruan kur hipi në fron. Le të kujtojmë Nanon, që s‘u pranua as për deputet, kur deri dje besonte se pas tij shkonte historia, e jo më miqtë e shokët...
Kësisoj historia e NJE-shave tanë është që, një pushtet shumëduarsh, ta reduktojnë në një dorë. Por, kjo dorë, a e ka vullnetin e saj? Në emër të kujt vërtitet ajo? Dikur thuhej: "Grushtbashkuar rreth partisë", por, kur vinte puna te shpata, i besohej Enver Hoxhës. Pra, e kujt është kjo dorë, që i bën, si me magji të gjitha? Këtu qëndron misteri i forcës së NJE-shit dhe i katandisjes së tij. Ende nuk është kuptuar gjer më sot, se ka dy palë në pushtet: fitimtarët dhe të fituarit. Ndërsa fitimtarët trupëzohen te NJE-shi, tek udhëheqësi i madh apo lideri historik, të fituarit as që duan t‘ia dinë për lavdi, por si rob të leverdisë shtojnë kamjen e tyre, duke i bërë fresk pushtetit. Ata të vrasin për idhullin e tyre, jo se e duan, por se u duhet. Dhe janë këta që e pompojnë, i nxisin deliret, si e si ta kenë të lehtë të spekulojnë me të. Dhe kjo farë e keqe sa vjen e shtohet. Revanin e saj zor se e ndal kush.
Dhe punët arrijnë deri këtu: "Çdo qeveritar, në kohë paqeje dhe qetësie, kujton se gjithë popullsia që varet prej tij jeton dhe ecën përpara vetëm nga kujdesi dhe përpjekjet e tij... Kuptohet vetvetiu, se ky drejtues mund të kujtojë se anija e popullit ecën vetëm e vetëm se e shtyn ai. Po, në qoftë se shpërthen furtuna, në qoftë se deti egërsohet, në qoftë se anijen e rrëmbejnë valët, atëherë nuk është e mundur të gënjehet më... Anija vazhdon vetë udhën e saj, madhështore dhe e pavarur; dhe drejtuesi e sheh menjëherë se nga prijës, nga burim i çdo force, mbetet vetëm një njeri i gjorë, i dobët, i padobishëm e pa asnjë vlerë". (Tolstoi-"Lufta dhe paqja"). Dhe thoni po deshët se nuk është e vërtetë?! E doni një shembull? Shikoni Ramiz Alinë, kur ecën në rrugët e Tiranës. Mos doni t‘ju përmend edhe Nexhmijen, që ngryset e gdhihet e harruar prej të gjithëve? Nuk po kujtoj thënien e një zonje të parë, që askush nuk po i thërret më për kafe. Sa qesharak bëhej tirani Ali Pashë Tepelena para dervishëve, që nuk i linin gjë pa thënë në sy të popullit të lemerisur, dhe ai rrinte para tyre si një qen i rrahur, vetëm e vetëm se ata i kishin mbushur mendjen në përjetësinë e tij. U trembej klerikëve, po aq sa dhe rrufeve. Këtë fuqi opiumi kanë dhe oborrtarët, ky grusht njerëzish pa din e iman.
Për t‘i dhënë dhe më shumë dritë çështjes, që po ngre, po i referohem vajzës së diktatorit Stalin, Svjetllanës: "Vlaski, bodigardi i Stalinit, fitoi fuqi të madhe në prapaskenë. Ishte i paditur dhe i paaftë dhe hiqej si ‘duka i pallatit‘. Ai merrej gjoja me ‘shijet e shokut Stalin‘. Babai atëherë ishte në kulmin e tij dhe nuk merrej me vogëlsira. Kështu Vlasiku bënte ç‘të donte. Në mënyrë abuzive vuri pasuri të madhe". Sa i ngjashëm ky me bodigardët e sotëm! Sa i afërt me shumë e shumë injorantë, që na krekosen gjithandej si të rëndësishëm! Siç e shihni, pas fitimtarëve ka përherë ca të fituar, që vjen një kohë, dhe na dalin më të fuqishëm se zotërit e tyre. Ka ca të fituar, që s‘i ndahen fitimtarit me të gjitha përulësitë, gjersa një ditë ia numërojnë të gjitha, duke mos u lënë radhë as viktimave. Ky grusht njerëzish, sipas Konicës: "Me djallëzira, me shpifje, me padrejtësira, arrijnë të ftohin e të mbajnë larg gjithë ata shqiptarë, që mund të sjellin ndihmë të vërtetë në lartësimin e vendit".
Kjo është gjëma më e madhe, që bëjnë ata. Sa e sa fate njerëzish të vyer janë nëpërkëmbur, për shkak të këtij grushti njerëzish, që, në të gjitha kohërat, rrethojnë prijësit tanë. Por, prijësit tanë të gjorë, nuk kanë hallin se si të lartësojnë vendin e tyre, por si të ngrihen vetë lart e më lart në madhështinë e stisur prej oborrtarëve, që, shkatërrimin e idhullit të tyre e lënë për në fund, pasi të kenë larë hesapet me të tjerët. Sepse ata, duke i fituar të gjitha, nxitojnë të legjitimojnë fuqinë e tyre reale. Për ta arritur këtë, duhet të heqin një pengesë. Dhe ky është prijësi i gjorë, të cilit në një kohë i njihen të gjitha sukseset, dhe në një kohë tjetër i faturohen të gjitha dështimet. Për ta kuptuar edhe më mirë se ç‘janë oborrtarët, ose më mirë ai grusht njerëzish, që dalin të fituar në të gjitha kohërat, po e mbyll me një pasazh nga libri i Agim Meros "Ëndrra dhe zhgënjime":
"Ishim duke pirë në kafe "Piaca". Aty vjen një miku ynë dhe thotë se në familjen e tij, tërë jetën, është folur kundër Enver Hoxhës.
Çudi, - i tha Todi Lubonja, - po si nuk ju kapën njëherë? Rrufjan i madh politik qe ai Enver Hoxha. Ne që e deshëm, na dënoi e na burgosi, ju që s‘e deshët ju bëri ministra".