Zgjedhjet europiane dhe ekstremi i djathtë
Nëse vërtet do ekzistonte makina e kohës dhe do kishim mundësi të sillnim në realitetin tonë të paszgjedhjeve për Parlamentin Europian një gazetar të një shekulli më parë, me siguri ai do të vërente i çuditur se Europa që ai njihte dhe ideologjitë që lëviznin shoqëritë në motet e tij, ose kishin ndryshuar aq shumë sa nuk njiheshin, ose nuk ekzistonin më.
Sot, kur Europa është e mbërthyer nga një stanjacion ekonomik i panjohur prej dekadash, popullsia europiane reagoi në këto zgjedhje, ashtu siç ndodh zakonisht gjatë galvanizimeve sociale: duke u zhvendosur në ekstreme. Por në këtë rast çuditërisht u zhvendos drejt ekstremit të djathtë. Frikshëm, harta elektorale tregon se fasha që zënë partitë e ekstremit të djathtë tashmë matet me përqindje dyshifrore: 17% në Holandë votojnë për "Partinë e Lirisë" së Gerd Wilders; në Britani arrin të marrë një vend në Parlamentin Europian famëkeqja "Partia Kombëtare Britanike"; në Austri, pasardhësit e Jorg Hajderit, FPO dhe BZO prekin shifrën 18%; në Greqi grupi "Laos" takon shifrën 7% dhe Lë Pen në Francë merr 3 vende. Por edhe në vendet e ardhura nga ish-blloku i Lindjes, fryjnë erërat e ftohta të së djathtës ekstreme, me "Ataka" në Bullgari; "SNS" në Çeki; "SSO" në Sllovaki dhe ultranacionalistët në Hungari, që prekin shifrën e 14,7%.
Dhjetë vjet përpara, i ndjeri Jorg Hajder ishte një personazh që u trajtua nga Europa si një fenomen folklorik i izoluar austriak, dhe vendi u kërcënua me sanksione nëse nuk nxirrej nga qeverisja qendrore. Sot aplikimi i masave të tilla shtrënguese do të ishte i pamundur për vetë faktin se do kishim një embargo të të gjithëve kundër të gjithëve. Aq më e pamundur bëhet zgjidhja politike e këtij vërshimi ekstremist me mjetet tradicionale të politikës, pasi nëse deri dje kishte një vijë të qartë ndarëse midis qendrës së djathtë dhe ekstremit të saj, sot ky kufi nuk ekziston më, e secili grupim tenton të marrë feta nga torta e fqinjit.
Parë me syzet e një shekulli përpara dhe shpjeguar me librat klasike të politikës, Europa është e pangjashme në nivelet e mirëqenies me veten e saj të një shekulli më parë, por njëkohësisht është shumë e ngjashme në ankthet e saj. Teoritë e Maltusit, se luftërat ishin një rregullator i rritjes së shproporcionuar të popullsisë në krahasim me të mirat materiale që rriteshin më ngadalë, sot nuk zënë më vend, pasi zhvillimi ka provuar të kundërtën. Por europianët e vjetër janë të kapluar nga frika se tashmë nuk kanë më popullsi të re që të vendosë në lëvizje makineritë e tyre. Mbase në forma e për shkaqe të ndryshme, po ky kontinent ende është i mbërthyer nga ankthi i mbijetesës.
Europianët janë të vendosur në tehun e dilemës së ruajtjes së standardit të jetesës dhe mungesës së dëshirës për të bërë fëmijë, pasi kjo prek nivelin e tyre jetësor; dëshirojnë të kenë një forcë punëtore që të punojë në fabrika, shërbime e spitale, por nuk dëshirojnë të shohin emigrantë nëpër rrugë dhe, fare pak e ndoshta aspak, bëjnë për t‘i asimiluar dhe integruar realisht. E rishtas ngjall krye frika e vjetër ndaj të huajit dhe të ndryshmit, i cili është më mirë të shtypet e luftohet, sesa të mirëkuptohet. Lagjet-geto në Francë, Holandë, Suedi e çdo vend tjetër të Europës së para ‘90-ës, përjashtuar disa vende me përvoja të reja në emigrim si Greqia, Italia e Spanja, janë një itinerar i parekomandueshëm vizite për një turist; të pakontrolluara realisht nga forcat e rendit, të cilat mjaftohen me një rrethim real dhe virtual të këtyre zonave; me shërbime skarco sociale dhe publike.
Në këtë kontekst të ri social, që kërkon zgjidhje të matura politike, shumë parti të djathta dhe media të të njëjtit orientim paraqesin në ngjyra ksenofobe, e shpesh të matrikulës islame, krimet me autorë të huaj dhe shfrytëzojnë çdo incident për të mbledhur votën e të tremburve e të të pavendosurve. Por asnjëri prej tyre nuk shpjegon si do jetojë Holanda pa 1 milion myslimanët tashmë të brezit të tretë, Franca pa 5 milionë arabët, Gjermania pa 4 milionë turqit dhe Italia pa 3 milionë emigrantët. Të gjitha këto parti shfrytëzojnë frikën e krizës, pasigurinë e rendit, zymtësinë e perspektivës së elektoratit dhe popullsive indigjene, por asnjëra nuk jep zgjidhje reale se kush do t‘i pastrojë rrugët, do të mbajë pleqtë, do të mirëmbajë qytetet, e do të ushtrojë shumë zeje që vendasit prej dekadash nuk i ushtrojnë më. Vallë Wildersi në Holandë, Bosi në Itali, Lë Peni në Francë e shumë të ngjashëm në vende të tjera kanë ndërmend të vendosin linja ajrore, që do të çojnë e do të marrin në punë çdo ditë emigrantët me prejardhje nga bota e tretë dhe ajo islame? Vështirë vetëm të mendohet. Por megjithatë, zgjidhjet e propozuara janë represioni policor dhe mbyllja e kufijve, që natyrisht nuk janë zgjidhje afatgjata.
Për të konkretizuar dritëshkurtësinë e këtyre politikave ndihmon historia e afërt e Lindjes së Largët, ku rreth njëzet vjet më parë, Japonia, e ndodhur përballë plakjes së popullsisë, ishte në dilemën e hapjes së kufijve ndaj emigracionit. Rrugëzgjidhja e menduar ishte mbajtja e kufijve të mbyllur, investime në HI-TEC dhe arsim, në mënyrë që teknologjia të kompensonte mungesën e krahut të punës. Rezultati ishte një stanjacion shumëdekadash i kësaj ekonomie, që dikur konsiderohej si zëvendësuesja eminente e Shteteve të Bashkuara në lidershipin e ekonomisë botërore, dhe e cila ndjen në veshët e saj dihatjen e konkurrentëve që duan t‘i marrin vendin e dytë në renditjen botërore.
E duke u kthyer në realitetin e sotëm europian, në krahun tjetër të këtyre zgjedhjeve u pa një e majtë që përpiqet të mbajë pozitat e saj. Por mungesa e riorientimit ndaj realiteteve të reja ia bën të vështirë paraqitjen e saj si forcë e zonja, me politika afatgjata, që të sheshojë kontradiktat dhe qetësojë ankthet që gërryejnë shoqëritë europiane. Duke përjashtuar Greqinë, ku ethet e revoltave kanë kohë që e tresin qeverisjen aktuale të djathtë, në vendet e tjera europiane e majta nuk njohu fitore, pavarësisht se u mundua ta justifikonte me pjesëmarrjen e ulët historike në votime. Ashtu si tek e djathta, edhe në këtë spektër politik vërehet një shkrirje midis së majtës tradicionale, që në bosht të tyre kishin marksizmin, dhe asaj kristiane, e cila si bazë teorike kishte Biblën. Por në dallim nga e djathta, vërehet zhdukja e së majtës ekstreme. Një tentativë shpjegimi për mungesën e ideologjisë themelore, që e mbajti gjallë për gati dy shekuj këtë krah politik, mund të shpjegohet me situatën ku ndodhet bota sot. "Që të merresh me politikë, shkruante dikur Marksi, duhet të kesh një punë për t‘u ushqyer dhe një shtëpi ku të fusësh kokën". Sot një punëtor ka dy shtëpi dhe për më tepër edhe dy makina.
Udhëtari i kohës sonë, i prurë nga shekulli i shkuar, edhe sikur të donte të propagandonte përmbysjen e kapitalizmit në dyert e fabrikave, përballë do të gjente borgjezë më të mirëqenë se borgjezia e mesme e përshkruar nga Marksi. Duke e ndjerë këtë boshllëk ideor që po afrohej sa më shumë zhvillohej shoqëria, shumë ideologë të së majtës janë përpjekur të gjejnë flamuj dhe shpjegime të reja për kontradiktat që bluajnë bazat e shoqërive post-industriale, duke filluar nga Enriko Berlingueri me "Luftën e Brezave", e deri në ditët tona me "Rrugën e Tretë", të themeluar nga Bler-Klinton; flamujt ambiental të Al Gore; të drejtave të grave dhe minorancave seksuale të Zapateros. E majta ka tentuar dhe po përpiqet të japë shpjegimin e botës moderne dhe rrugëzgjidhjet e saj. Por me sa duket, ajo çfarë afron është ende jo bindëse dhe ky spektër politik gjendet në riorientimin e vektorëve të tij politikë.
Natyrisht që kjo tregon ndershmëri intelektuale dhe përpjekje serioze për rrugëzgjidhje, por që natyrshëm kërkojnë kohën e vet të pjekjes dhe divulgimit të zgjidhjeve të reja. Megjithatë kjo nuk duhej shpërblyer me të tillë çmim nga elektorati, i cili u përdor keqas nga spektri i djathtë. Por, mesa duket tmerret e Luftës së Dytë Botërore që shkaktoi ekstremizmi i djathtë janë më të largëta për kujtesën e europianëve se ato të gulagëve të komunizmit lindor, pavarësisht se në themel të të dyjave ishte intoleranca për të ngjashmin që mendon dhe ndjehet ndryshe.
E së fundmi, duke parë në një periudhë më afatgjatë, ky riaktivizim i të djathtës ekstreme lidhet edhe me tërheqjen e Shteteve të Bashkuara nga teatri europian dhe përqendrimin e vëmendjes amerikane në Azi, Afrikë dhe Amerikë e Jugut, ku do jenë edhe konkurrentët e ardhshëm të fuqisë së saj. Ndoshta kjo tërheqje është e nxituar dhe ndjellakeqe për Europën. Njëqind vitet e fundit kanë treguar se, sapo gjiganti amerikan tërhiqet në problemet e veta, Europa nuk ka vonuar të shkaktojë hekatomba njerëzore, si dy luftërat botërore dhe për interesa të ngushta të shteteve nacionale të përkrahë e të tolerojë gjithfarë aventurierësh dhe sharlatanësh politikë. Qetësimi dhe zgjidhja e këtyre problemeve ka kërkuar më pas angazhimin e fuqive amerikane. Një prani amerikane më masive patjetër që do shkurajonte gjithfarë kaposhësh politikë rajonalë, që kur i vënë flakën jorganit të tyre, nuk mendojnë që i bëjnë gjëmën shtëpisë, e shpesh edhe qytetit.