Halimi: Hartë të re për vlerën e tokës
Ministri Halimi deklaroi me këtë rast se në qershor të vitit të ardhshëm do të nisë kompensimi fizik i pronarëve, ndërsa shtoi se së shpejti do të krijohet edhe regjistri elektronik për të dhënat e pronave. .
“Të të gjithë vendimeve të komisionit të kthimit dhe kompensimit të pronave të dalë nga viti 1993, deri ne ditën e sotme, regjistër që do të adoptohet me të gjithë vendimet e gjykatave që kanë ndryshuar vendimet e Komisionit të Kthimit të Pronave. Ky regjistër elektronik do të bëhet publik”, theksoi Halimi.
Në deklarimin e tij Ministri Halimi theksoi se Ministria e Drejtësisë së bashku me Agjencinë e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Shoqatat e ish- Pronarëve dhe ekspertët e huaj që asistojnë MD do të hartojë brenda muajit hartën e re të vlerës së tokës e cila do të plotësojë kuadrin ligjor për ti dhënë rrugë kompensimit dhe kthimit të pronave.
“Harta e re e vlerës, do të jetë në përputhje të plotë me çmimet e tregut. Miratimi i kësaj harte vlere do bëhet brenda e javëve që janë në vijim për 10 qarqet e para, për të vazhduar më pas edhe me qarqet e tjera duke përfshirë edhe kategori të ndryshme të sipërfaqeve te pronave dhe të natyrës së pronave që do të plotësojnë të gjithë kuadrin e nevojshëm ligjor për ti hapur rrugë fillimit të kompensimit fizik për pronarët. Vitin e ardhshëm do nisë kompensimi fizik”, theksoi Halimi.
z. Avenir Peka zëvendëson në këtë post z. Elvis Çefa, pas votimit të këtij të fundit si nënkryetar i KLD-së. Z. Peka ka mbajtur funksione të rëndësishme në administratën e qeverisë Berisha, si Avokat Shteti pranë Avokaturës së Përgjithshme , këshilltar i kryeministrit Berisha. Z. Peka që prej vitit 2009 e deri me sot mbajti detyrën e zëvendësministrit në Ministrinë e Brendshme. Ai e merr detyrën në një kohë ku sapo është miratuar edhe Strategjia e Pronës dhe përpjekjet e tij kryesore do të përqendrohen në implementimin e saj. /Start/
2012-08-21 14:36