E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mashtroi policinë për një grabitje, arrestohet

Policia arrestoi mbrëmë në flagrancë shtetasin Bashkim Fatmir Hoxha, 24-vjeç, banues në Tiranë.

Ky shtetas pranë komisariatit të policisë Nr.2 Tiranë, ka depozituar kallëzim penal se në rrugën “Myslym Shyri”, në lokalin euro lloto ku ky 24-vjeçar është i punësuar ka deklaruar se dy persona të armatosur me armë dhe me maska i kanë marrë një sasi prej 270 000  lekësh.

Nga hetimet e menjëhershme të kryera nga strukturat e hetimit të krimit të këtij komisariati, rezultoi se ky shtetas ka bërë kallëzim të rremë pasi shumën e parave i ka marrë vetë, duke sqaruar më pas se paratë i ka lënë në duke luajtur në këtë lloto sport.

Materialet hetimore në ngarkim të shtetasit Bashkim Hoxha, do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për konsumim të veprës penale të “Kallëzimit të rremë” dhe “vjedhjes”. /Start/

                                                                                             2012-08-21 15:11
   

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›