E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtëpia publike e pleqve, prostituta 60 vjeçare dhe klientet 70 vjeçarë

Durrës Sa herë mendojmë për profesionin e protitucionit apo krimin e shfrytëzimit të femra për prostitucion, padyshim që mendojmë për vajza të reja që, me dëshirën e tyre apo nën presionin e trafikantëve, shesin trupin e tyre për të siguruar para. Por në Durrës një rast tregoi se edhe ky profesion nuk pyet për moshën.

Policia e Durrësit, njoftoi se ka arrestuar 2 persona të moshuar, 60 vjecare si dhe ka marrë në ndjekje 5 persona të tjerë, edhe këta të moshuar. Të ndaluarit janë Nadmir Mehmeti, 60 vjeç, nga Durrësi i cili bashkejetonte me shtetasen me iniciale L.V, edhe ajo 60 vjeçe.

Burri 60 vjecar ishte tutori ndërsa gruaja 60 vjece ishte prostitutë. Dhe padyshim që edhe klientët do të ishin të moshës së tyre. Policia ka ndaluar e më pas lënë të lirë 5 burra te moshes nga 50 deri ne 70 vjec qe paguanin shuma nga 200 deri ne 500 leke, per te kryer marrdhenie seksuale. Ata ndodheshin ne banese, në pritje të radhës, kur u kapën nga policia.

/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›