E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ministri Halimi prezantoi Drejtorin e AKKP Avenir Peka Brenda gushtit harta e re e tokes

Avenir Peka ka marrë sot zyrtarisht postin e kreut të ri të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, duke zëvendësuar në këtë post Elvis Çefën, pas votimit të këtij të fundit si nënkryetar i KLD-së. Peka ishte numri 2 i Ministrisë së Brendshme që nga viti 2009.

Prezantimi i tij në krye të AKKP-së është bërë nga ministri i drejtësisë Eduard Halimi. Ky i fundit ka theksuar se deri në qershor të vitit 2013 pritet të përfundojë edhe shqyrtimi i dosjeve të dorëzuara në këtë agjensi, ndërsa ka deklaruar se brenda muajit gusht, do të përfundojë harta e re e vlerës së tokës. Zoti Halimi, bëri me dije qëllimi është ai i kompensimit të pronarëve.

Po ashtu ministri Halimi premtoi se në qershor të vitit të ardhshëm do të nisë kompensimi fizik i pronarëve, ndërsa shtoi se së shpejti do të krijohet edhe regjistri elektronik për të dhënat për pronat dhe të vendimeve të dala nga 1993 deri sot.. Ai shtoi se do pasqyrohet çdo vendim gjykate për AKKP-në.

Në aktivitetin e saj AKKP, do të zbatojë strategjinë e pronave, të miratuar pak javë më parë nga qeveria. Kjo strategji, sipas ministrit Halimi, është objektive dhe reale, ka afate të qarta dhe mundësi reale, për të përmbushur të gjitha kërkesat ish-pronarëve, nisur edhe nga rekomandimet e ndërkombëtarëve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›