Katër grabitës në pranga, policia: Bëni kallëzime

Gjatë pasdites së shkuar, policia identifikoi dhe arrestoi shtetasin A.Zefi, 17-vjeç, banues në fshatin Limzi të Mirditës.
Ai u ndalua pasi dje në Bulevaredi “Gjergj Fishta”, pranë Gjykatës Tiranë është kapur nga policia, pasi i ka vjedhur çantën e dorës me shumën prej 2700 lekë dhe një telefon celular Nokia, një shtetase.
Ndërkohë, po dje u arrestuan edhe tre të rinj, pasi akuzohen për një sërë vjedhjesh. Në pranga ranë Dorian Alia, 20-vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë 5 herë vjedhje, R. K, 16-vjeç, A.Hasandoçaj, 17 vjeç. Këta shtetas, me precedentë të mëparshëm penal, dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë realizuar së bashku një sërë vjedhjesh të disa shtetaseve, kryesisht të varëse dhe çantave në kohë e periudha të ndryshme. Më konkretisht është dokumentuar implikimi i tyre në vjedhjen e një shtetaseje, në rrugën “Thanas Ziko” në Tiranë.
Pas një hetimi të kryer në ndaj tyre dhe pas kontrolleve të ushtruara u kap në banese shtetasi në kërkim në kërkim Dorian Alia si dhe u bë e mundur gjetja e motorit me të cilin ishte kryer vjedhja e ndodhur mesditën e djeshme. Gjithashtu, nga hetimet e kryera janë evidentuar edhe vjedhjet të tjera të realizuara nga këta shtetas, dhe argjendaritë ku janë shitur sendet e vjedhura.
Aktualisht, strukturat e Komisariatit të Policisë Nr.4 Tiranë në bashkëpunim me Sektorin e Krimit Ekonomik dhe Policinë Tatimore po punojnë intensivisht për të dokumentuar tërësisht vjedhjet e kryera nga ky grup kriminal dhe evidentimin e të gjitha pikave të shitjes (argjendaritë) të sendeve të vjedhura. “Sa më sipër, u bëjmë thirrje qytetarëve të dëmtuar nga këto vjedhje, të paraqiten pranë Komisariatit të Policisë Nr.2 & 3 Tiranë, për të depozituar kallëzimet e tyre si dhe rikthimin e sendeve të tyre të vjedhura”, thekson policia. /Start/
2012-08-21 13:58