E Diel, 1 Nëntor 2026

Njazi Lena i trembet Renovës dhe Rabotniçkit “Në javën e parë do të takohemi me Renovën, ekip i cili së bashku me Rabotniçkin do të jenë rreziku më i madh për ne në konkurrencën për titull. Shpresoj se kundër ‘gjipspunuesve’ do të triumfojmë,

Avdyl SALIHU (Shkup) - Kampioni vjeshtor i ligës së parë, Makedonija Gj.P, është duke vazhduar me përgatitjet maksimale për stinorin pranveror. “Luanët” para disa ditëve janë kthyer nga Antalia, ndërkohë po në këtë vend kanë zhvilluar edhe pesë ndeshje miqësore me Partizanin, Saturnin, Austria Magna, Baku dhe Valerenga.

Me rrjedhën e përgatitjeve është deklaruar i kënaqur strugani, Njazi Lena, i cili u shpreh optimist se do t’ia dalin që sivjet të fitojnë titullin.

“Jam shumë i kënaqur nga përgatitjet që i zhvilluam në Antali dhe mendoj se ekipi ka fituar formën e duhur. Në Turqi, përveç seancave stërvitore, kemi zhvilluar madje edhe pesë takime kontrolluese me ekipe shumë të forta”, pohoi Lena.

Ndryshe, mesfushori beson se në ndeshjen e parë të Kampionatit pranveror kundër Renovës do të fitojnë tre pikë. “Në javën e parë do të takohemi me Renovën, ekip i cili së bashku me Rabotniçkin do të jenë rreziku ma i madh për ne në konkurrencën për titull. Shpresoj se kundër ‘gjipspunuesve’ do të triumfojmë, pasi tre pikë në fillim do të ndikonin shumë në aspektin psikik për ndeshjet e radhës”, tha Lena.

Ndryshe, strugani gjatë afatit kalimtar ka qenë në shënjestër të ekipeve franceze dhe kroate, mirëpo sulmuesi i “luanëve” ofertat nuk ka mundur t’i pranojë, pasi me klubin ka kontratë një vjeçare.

E Marte, 24 Shkurt 2009  

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›